Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Unë

Unë nuk njoh asnjë ,asnjëherë
Që në vend të huaj gjeti paq’
Kështu kam dëgjuar edhe të tjerë
foleza e tyre mes gjethesh u shfaq.

Me mall e shpresë e pa revolte
Presin oret e mergimit fatal
Gjethet e rëna i numëronte
Kjo botë që njihja m’u përfal.

Si femija që s’ngopet me nënë ndonjëherë
Më në fund ajo ështe dhimbjejeta
Dhe kur sheh spiralen që të bjerë
E ngre sipsrin si e vërteta.

 

Jam Ninfa.
Mbështetur në Mitologjinë Klasike

Jam Ninfa ,vajza e detit
Apo e Nereut dhe Dorides
Që rroj gjatë por nuk jam e pavdekshme
Mbetem e re nëpër lumenj, dete, e pyje.
Jam përcjellëse e kortezheve te perëndive të Dionisit dhe Artemides
U iki burrave dhe pse nuk e refuzoj dashurinë e tyre.
Mbroj njerezit dhe bimet
josh sipas këshillave te perëndisë,
pranoj ofertat me qumësht ,vaj e mjalt.
Pranë burimeve ndertoj çezma me ikona e statuja me emrin Tim .
Aty lajnë duart dhe maskat e ligesise
kortezhet e loteve te rrem.
Une jam Ninfa vajza e zeusit.
qe rroj gjate dhe vdes e re.

 

Një “ngastër” Det

Më takon edhe mua
një “ngastër” det në këtë qytet
Zonjë, zotëri !
Ja vetëm këtë ” ngastër” dua
Gjashtë të tilla i kam me vete
Pastaj, pastaj do të kem brenda shpirtit
vërtetë shtatë dete
do të ndjehem njeri, plot me dete dashuri
Kam detin tim, rërën ,gjuhën ,familjen time !
Do të thith veç jodin e ” ngastrës” time
Pastaj, pastaj do të kemi të tjera ëndrra
Të tjera edhe më të bukura kujtime !
Aty tek ” ngastra” jonë do të puthemi
Aty do të japim dhe marrim lumenj me dashuri
Pastaj,pastaj do ti lëmë të gjitha këtu
E një tjetër ngastër tokë do të kërkojmë
Aty shihen ëndrra të tjera
Thonë se është akoma më e bukur jeta atje
Thonë, vetëm thonë, se unë nuk e di
Ata që kanë shkuar nuk janë kthyer përsëri
Doja, doja t’i pyesja,
A ka det andej?!
” Atje, a kanë shpirtrat det me dashuri”?! 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s