Ti luan piano… / Poezi nga Luan Rama

Poezi nga Luan Rama

 

Ti luan piano…

Ti luan piano
me gishtërinj të vrarë si të një Rubinstein
për të rijetuar kohën tonë
dhe mrekullinë e ditëve të puthura me netët,
harron notat dhe shkel mbi tastiera të zeza
shkallare ku ngjitesh majë gishtërinjve
me velurin dhe pëshpërimën e erës
me një si-bemol mbi buzë
për të më kujtuar rapsoditë e hershme
që i shkundin të gjitha trishtet e botës,
ti luan piano në këtë melodi të pafund
dhe ndalon në heshtjen tënde
atje ku nota për heshtjen nuk ka
atje ku kohën e mban pezull një sy i përhumbur
për dashurinë që nderet ende në ajër
mes udhëve qiellorë,
duke kërkuar diku një frymë të shenjtëruar,
ti luan piano dhe kthen kokën nga unë
duke kërkuar gjithçka timen që nuk jeton më
ti luan me sy të njomësht
pa mundur ti ndalësh gishtërinjtë
gjer në agun që shfaqet
dhe shiun e nxehtë që nis të bjerë,
ti luan piano për atë çka jetuam,
ti ende luan…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s