Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

E R Z E N

Në rrjedhën tënde
ma more shikimin,
ma more shpirtin
ma ktheve në mallë.

Në vdeksha,
pranë teje do prehem;
Një tufë marsiakesh* dergomë mbi varr.
Të shkundin mbi mua stërkala ujërash;
E unë nga varri
në ditë rimishërimi
tek ti do zhytem përsëri.

Marsiake-rosa te egra që rrinë pranë lumejve

 

ZËNKË FLOKËSH
(Xhovalinit shokut tim gjimnazist)

Ne grindeshim për flokët
në minutat e pushimit.
Ti me brilantinë i lyeje gjithnjë;
i kishe shumë të shtrejtë,
ti prekja s’me lije,
Për çudi
tani s’i ke më.

Flokët e mija si rrodhe,
edhe të bardhë
hazdisen gjithnjë.
Unë për hakmarrje i shkund ballit,
e të kujtoj zënkën e flokëve.

 

SHIJAKU

Mbi lumë dritat vezullojnë,
Nën hekurat shembur 44-trës,
Me hijet e këmbeurës latohen,
Kridhet qyteti në mjegullën e kaltërt.

Mitra e Erzenit nër kthesa rënkon,
Me zogjt e shpirtrave,me çuditë e natës;
Ashiku diku nën hije përgjon
Dashurinë e ndezur si zhegu i vapës.

Si”Goca t’bukura nga Shijaku”,
Shtojzavallet zalleve erëmojnë;
Peng mbajnë hënë dhe yje,
Si Zoicat*mbi rrymë kaplojnë.

Sytë e Erzenit shkëlqejnë vetëtimthi
Kur më kundrojnë vëgimthi n’zallishtë
Si nudot e virgjëra në studion e Agimit**
Me ngjyrat e ndezura t’bajames brishtë.

*-Zoica Haxho balerinë e njohur
**-Agim Faja piktor shijakas

 

MALLI PËR KOLZËN

Që larg,
Manit të Kolzës
I shtrij dorën fëminore.
Ai i pjekur, mes arës,
Memec,
I vetmuar.

 

SHPIRTI GJINKALLË

Tek rrapi yt
U çmalla Libohovë
Mëngjesit t’Qeshorit.
Vetiu
Shpirti
M’u kthye në gjinkallë.

 

I FUNDMI

Mbeta i vetëm ,
Këtu s’ka njeri
-Thosh banor i fundit
Tek ikte
Me sytë e buavitur.

Nga pas
Fshati i të vdekurve
Duart e lutjeve
Kish nxjerrë nga varret:
-Mos ik!…Mos ik!…Mos ik!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s