Trishtimi i fëmijërisë ulur në stol, nën shi… / Poezi nga Shqiponja Duro

Poezi nga Shqiponja Duro

 

Trishtimi i fëmijërisë ulur në stol, nën shi…

Ky shi që bie janë lotët e pulëbardhës.
I lutem drurëve në pyje të mos përthyhen nga rrugët e urrejtjes në sytë e luanëve me dy këmbë…
Iku dhe kjo verë duke numëruar rrufetë me bukurinë jetëmarrse nën qiellin e rrudhur, si balli i nënes sime. Mespërmes një shirit i zi shamie mbulonte dallgët e endrrave të vrara në kohë.

Shirat e vjeshtës që vinë jane lotë shpirtrash
Të prera në mes, si degë plepi ku bënte folenë një pulëbardhë me një krahë të prerë nga “humanët”.
Fluturimin e saj era e Jugut e mbulon me harmoninë e natës.
Në rrugën pa fund e fillim njerzit hapin gropa të thella për të varrosur të Bukurën e pranguar me një tyl të bardhë prodhuar në vendin pa emër, pa identitet…

Turmat ecin me kokë nën shalë.

Iku dhe kjo vere me tokë të pluhurosur, zhurmë gjinkallash e rrufe jetëmarrse me bukurinë e qiellit të hapur “lipsus”
E unë endem nëpër rrugët e botës; nën të janë murosur me mijëra dashuri e kujtime të huaja, përmbi urat e lashta ku kalojnë lumenj të huaj, mbi të lundron një kapele e braktisur…
Përkul kokën të shof fytyrën e trishtimit nën shkëlqimin e hënës mbi lumin zi-jeshil; errësirë gjelbërim i mykur si muret e djersitura të shtëpisë sime pa çati.

Trishtimi i fëmijërisë sime është ulur krahë meje në stol.

Nën shi, në kopshtin lakuriq, ku pemët e zhveshura flasin me heshtjen melodinë e vetmisë së shiut
Në atë stol druri ulej nëna ime me sy të errët jeshil.
Ulte në prehër një tepsi të zezë. Në një cep një grusht orizi.
Nëna i numëronte kokrrat e orizit. Dhimbjet e bardha si breshër më binin në sy.

Një pulëbardhë fluturon e i bënë hije shëmbëlltyrës sime.

O Qiell, kjo vjeshtë që vjen do sjellë me shiun lotët e pulëbardhës për krahun e prerë, si dhembja e syve të nënës mbi tepsinë e zezë…

Brengën e njerëzve pa atdhe, identiteit; në vendin pa emër. ..
Në këmbët e kësaj ure të lashtë, lakuriq nën pelerinën blu të natës, u ula në gjunjë, nën shi vendosa ballin mbi një gur.
Shiu i shpirtit tim rrodhi vrullshëm nëpër lumë.
Hëna ecte si hije mbi lumin e lotëve të mi…

@shqiponja duro

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s