Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “WEST” të autorit Roland MUSTA

Shtëpia Botuese “ADA”  publikon vëllimin poetik “WEST” të autorit Roland MUSTA

Titulli: WEST
Poezi
Autori: Roland MUSTA
e-mail: mustaroland@yahoo.com
Përzgjodhi dhe ideoi: Safo MUSTA

Kopertina nga Artur MUHARREMI

Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

Formati : 12.5×20.5 cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2018

 

Roland Lushi

Shtypur në shtypshkronjën
e Shtëpisë Botuese ADA
Të gjith librat e shtëpisë botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Musta, Roland
West : poezi / Roland Musta. – Tiranë
: Ada, 2018
268 f. ; 12.5×20. cm.
ISBN 978-9928-244-91-8
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

POEZI QË NUK THINJET NGA BRYMA

Të ritakosh një mik pas gjysmë shekulli është padyshim një emocion më vete. Aq më tepër kur është një krijues i afirmuar. Një poet që ka ditur të të dhurojë emocione në rrjedhën e viteve. Këtë ndjesi provova kur mora në duar përmbledhjen më të re poetike të Roland Mustës, “West”.
Roland Mustën e kam takuar për herë të parë në koridoret e gazetës Luftëtari në Tiranë, ku punonte si redaktor. Isha student në degën e gazetarisë, por botoja ndonjë shkrim dhe atje. Megjithëse i ri, 22- vjeçar, Musta ishte bërë i njohur me poezitë e tij. E kisha pyetur veten: “ç’do një poet, aq më tepër lirik, në një gazetë ushtarake”? Dhe përgjigjen ma kishte dhënë vetë ky autor me shkrimet e tij publicistike, me fjalën e zgjedhur dhe nuancat metaforike me te cilat ishte bërë interesant dhe i kërkuar.
Ishin ato vite kur, vëmendjen e lexuesve në shtypin letrar e kishin tërhequr me poezitë e tyre, dy krijues të talentuar, vëlla e motër, Roland dhe Vllasova Musta. Sa të ndryshëm në stil aq dhe të ngjashëm në shpirtin dhe ndjeshmërinë poetike. Ishte thuajse një rast unikal ky në letërsinë tonë. Ata edhe sot, në udhëtimin e tyre poetik, janë dy autorë me influencë krijuese.
Që nga ajo kohë R. Mustën e kam takuar vetëm në faqet e shtypit apo të librave. E kam ndjekur me kënaqësi krijimtarinë e tij. Dhe vëreja një dukuri të çuditshme, vitet ecnin e fluturonin dhe krijimtaria e tij mbetej spontane dhe e freskët. Jeta na shpërndau. I humbëm kontaktet, si t’i kishin marrë stuhitë, por arti nuk vdes kurrë. Ai i gjen shtigjet dhe rivendos lidhjet njerëzore. Aty nga viti 2011 më ra në dorë vëllimi i tij poetik “Borë në Michigan”. Tashmë ishim të dy jashtë atdheut. Ai në Amerikën e largët dhe të paanë, unë në Italinë e artistëve të shquar. E lexova këtë përmbledhje me një frymë, ndonse ishin rreth 300 poezi. I rilexova për t’i shijuar edhe më shumë e për të ndezur përshkënditjen e atyre viteve kur prisnim me kënaqësi faqet letrare të “Zërit të rinisë”, të “Dritës” e “Nëntorit” për të lexuar poezitë e Mustës e të poetëve të tjerë të atij brezi që koha i afirmoi.
Tani kur kemi hyrë në vitin 2018 po lexoj librin e tij më të ri poetik, “West”. Kanë kaluar 8 vjet nga botimi i vëllimit të mëparshëm. Se Roland Musta nuk është nga ata autorë që botojnë disa vëllime në një vit. Ai i përket atij stofi krijuesish që jetojnë me përgjegjësinë dhe ekzigjencën para fjalës së hedhur në letër dhe para lexuesit.
Shfleton këtë vëllim dhe poezia të rrëmben. Një poezi tërësisht qytetare, emocionuese, që të vë në mendime nga idetë përmes fjalës së latuar me dorë mjeshtri. Motivet ndërthurren në harmoni, plot ngjyra jetësore që të mbushin me përfytyrime dhe ndjesi të pashlyeshme. Figuracioni poetik është plot finesë, me metafora dhe figura të krijuara lirshëm, pa emfazë e retorikë. Vëllimi i ri poetik i Mustës është një dëshmi dhe rikonfirmim i artistit të vërtetë.
Tipar i kësaj krijimtarie që të befason është se ky autor, dhe në dallgëzimin e kaq viteve ka mbetur rinor e i freskët. Erërat e kohës e kanë pjekur, po nuk e përthanë klorofilin e vargut të tij. Mendoj se jo rastësisht në vëllim është përfshirë poezia “Sytë e saj”, e krijuar që në vitin 1967. Më shumë se një poezi, është një film poetik me metrazh të shkurtër për imazhin që përcjell dhe intensitetin e emocioneve që injekton.
Heroi lirik i poezive të R.Mustës është gjithë ndjenja, i përkorë dhe aristokrat. Autori, në çdo poezi, qëmton ide dhe përcjell mesazh njerëzor duke synuar përkryerjen, sidomos në punën me fjalën dhe semantikën e saj: “me hënë ngjyer këmisha”, apo “me fustan të hollë nga era holluar”, “nga fustani yt qënka ngjyer deti”, apo “Fordi pas ngrinte shkëndija, sikur kish katër patkoj”. Vetëm një poet me vëzhgim të mprehtë dhe njohje me themel të letërsisë e fondit të saj, mund të zgjonte kaq bukur në vargjet e tij baladat e lashta shqiptare me kuaj e kalorës. Dhe më tej, të duket sikur ecën nëpër balada: “Një gur shkela me këmbë, një gur mbarta mbi vete, i rëndë, kaq i rëndë, sa gjithë kontinentet”. Ndërkohë, në këtë përmbledhje, nuk mungojnë gjithashtu, poezi për ngjarje dhe procese shoqërore krijuar me finesë dhe sens të hollë humori. Jo rallë, ndesh një poezi sintezë, të koncentruar vetëm në pak vargje, gati si sentencë proverbiale.
Mbi gjysmë shekulli shtegtim poetik. Çdo krijues do ta ëndërronte një shpërfaqje të tillë.
Duke u larguar nga vendlindja autori mori mbi vete një sfidë e risk ndryshimi si qytetar kurajoz i botës, duke shpërfillur kufijtë e ngurtë dhe referencat folklorike. Dhe pasuroi kësisoj me motive e ngarkesa të reja emocionale universin e tij krijues. Në përmbyllje do shtoja një postulat që vetë autori ka shprehur diku: “Poezia lind nga shpirti, përkryhet nga mendja dhe ekziston nga Talenti”.

 

Ndue Lazri,
Gazetar 
Bolonjë, Itali

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s