ÇFARË PIKOJNË VARGJET E KUJTIMEVE (Seli Murati- “Nga sirtari i kujtimeve”) / Nga: AGIM DESKU

ÇFARË PIKOJNË VARGJET E KUJTIMEVE
Seli Murati- “Nga sirtari i kujtimeve”

Me këtë buqetë poezish,autorja Seli Murati,formësoj ëndrrën e saj,poezinë ,të cilën nisi ta krijoj në vëllimin poetik të parë “Pikëllimi i ëndrrës”,ku u mirëprit nga lexuesit e fjalës se bukur artistike kudo ,duke krijue imazhin e një poeteje me një talent të rrallë ,dhe krijoj muzat e saja si ato për vendlindjen ,që nxisin të shkruaj varrgje:

“Buzëqeshja ma ngacmon dhimbjen 
Ti endesh në mendimet e mija ..”

Ky vargëzim poetik i poetes Seli Murat i i paraqitur sot lexuesit të fjalës se bukur me vëllimin e dytë,,Nga sirtari i kujtimeve” për t῾i treguar lexuesit se ka dëshirë të shkruaj duke i kurorëzuar ëndrrat e saj .Krijuesja krahas angazhimeve prej një pedagoges se vyer që ushtron këtë profesion me shumë dashuri përtej Atlantikut,ajo në të njëjtën kohë kthen mendjen nga vendlindja e dashur,Struga pitoreske,të cilën e do me shumë se floririn.Krijuesen Seli çdo ditë e bren malli për të dhe pena e saj sikur fokusimin poetik me mjaft mjeshtëri e shkrinë në të ,dhe vendlindjindjen e mban peng zemra epoetes Seli Murati.

Seli Murati

Poezitë e këtij vëllimi kanë një larishmëri poetike ,sikur kapin gjithë hapësirën qiellore,e mbushur me brenga,ankthe dhe mllef,nga padrejtësitë njëherë të faktorit edhe në të shumën e rasteve edhe pa emër,gjithënjë duke shpërthyer edhe me tone ,që i japin jetë strofave të saj.Frymëzimin e saj e ngacmon çdo bukuri njerëzore,e bukura ,por edhe e shemtuara,e hidhura,engjëllorja ,apo djallëzorja.Vendlindja dhe bota që e rrethon gjendet në vargu e saj si mëngjesi,dita dhe mbrëmja,por nuk mbetet jashtë as pranvera ,vera ,lulet si dhe vjeshta me ca nga bukuritë e saj.Poetja vargëzimin e saj e sheh si një ëndërr të bukur ,ku sëcila moshë mund ta gjëj të bukurën në të,edhe ai njeriu i zakonshëm.Dashuria që ka lindur me njeriun,është motive jetësor dhe nuk vdes me të,dhe nuk mund të mos jetë një nga motivet kryesore të këtyre vargjeve të këtij vëllimi poetik.Vëllimi poetic në fjalë na vjen si një buqetë lulesh ,ku merr trajtat për jetën dhe përditëshmërinë e saj,sepse ndonjëherë shpirti qanë për humbjen e dikujt,ndjenjë e bukur që shperfill moshë e status dhe të merr krahëve për t῾i harruar të gjitha në jetë.

 

Nga: Agim Desku

Pejë,29 Korrik 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s