Poezi nga Vjollca Koni – Ajasllari

Poezi nga Vjollca Koni – Ajasllari

 

REGËTIJ

Kalëruar mbi retë hapësirës qiellore!
Sa dua të takoj Perëndi!
Të lutem, 
Të them për trillet tokësore
e të kthehem në rrebesh me shi!

Jetë të molisura, që po i mposht dhimbja,
vuajtja prek në pafajësi!
Erë gjaku e vdekje bie toka
kërkojnë mëshirën tënde Perëndi!

Zgjate dorën te pafajësitë,
Zot, shëroju plagët që kanë në shpirt!
Shtrije dorën dhe mbi të “marrët”
pastroju shpirtin nga ligësitë!

Regëtin kjo zemra ime,
Për pak buzëqeshje ta kemi dhuratë!
Sa dua të shoh këtë botë të “çmendur“
në qetësi e në paqe të artë!

 

NËSE…

Nëse takohemi një ditë, kalimthi,
mos fol, por më shih drejt në sy!
Koha fshin e ngjall kujtimet;
mbase, heshtja do flasi, për të dy!

Ikën, vetëtimë, në qiellin e kaltër
e vjen, si rrufe, në ditën me diell;
më sjell stuhi vjeshte, në zhegun e gushtit,
më hedh fjolla bore, në pranvërë!

Gjumin më vjedh e prish ëndërrat!
Mjaft luajte “kuka-fshehtas”, si fëmijë dikur;
harrove, se i përkasim dy botëve të kundërta
dhe s‘jemi zogjë të lirë , në hapësirë!

Sillem vërdallë, nëpër mugëtirë,
si një pulëbardhë, hutuar, kuturu!
Se malli im mbeti atje, ku u lind,
premtimi yt, peng, ngeli këtu!

Buqetë mblodha lotët, atë ditë,
ku rrugët tona u kryqëzuan!
Nën shkëlqimin e dritëhënës, mësova nga yjet,
se fati, për cilindo, qenka i shkruar!

 

***

Nuk di çfar kërkova kësaj rruge?
asgje nuk kujtoj si më parë
notova në thellësinë e syve të tu
eci e heshtur në këte bulevard

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s