Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

FLAS ME GJUHËN E LULEVE

Unë, di gjuhën e luleve,
Alkimin ua njoh!
Mbi petale 
lexoj kohët në ikje,
dhe pëshpërimën
e tyre në heshtje!

Unë, ua kuptoi shikimin,
Ofshamen!
Në vijëzime pentagrami
i mbledh notat,
pikëujëvesën e muzgjeve
për shkrumin e buzëve!

Unë flas me gjuhen e luleve…!

 

REFLEKSE

Dikur e zgjonim ëndrrën
ta jetësonim,
dhimbjet nuk i ndjenim, 
i ushqenim me shpresë!
Dashuri e kishim atdheun!
Tani, nuk prejudikoj se,
e patem mirë apo keq!?
Por, sot shoh se si buzëqeshja
më është hospitalizuar
në këtë realitet
dhe përditë e ndiej
si venitet e po vdes!
E ëndrra, mbetët po ajo ëndërr
e gjykuar dhe më tutje të pres!

 

PORTRET NË BRONZ

Unë hija e jote
Gjallë jam
Frymoj
Marr frymë
Po zërin të mekur e kam

Ka kohë shoh si
hovet shkurtohen
Përditë shoh si
Dielli zvogëlohet

Kam dhimbje
E trishtim kam
Për veten
Për ty
Për ata që dje
për të sotmen
e të nesërmen ranë

Mbi hijen time
Në ballin tënd
Atje lart
Si në shpat bjeshke
Shoh si shkrihen rrezet
e njesh me kranarinë tënde
bëhen mëngjeset

Sa të paska hije
Portreti në bronz
Skalitur me fjalën
Bëje… amanet
Dëshmorët janë të përzgjedhur
Nga perënditë
Për Liri me vdek

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s