Fusha e Zezë / Poezi nga Flutura Açka

Poezi nga Flutura Açka

 

Fusha e Zezë

Në të lugtin hon, fund shpatesh rrëpirë,
Dremit Fushë e Zezë ca ëndrra prej larg,
Anë të heshturish pyje, mpirë n’gjelbërim,
At’ veç borë e virgjër e shi hyjnor e lag.

Ekora thellë grykës, të sajat pëshpërima,
Frymën si kandil pritja ia mban ndezë,
Në të brisktat ujëra këmbët ftoh lugina
Vlesave të shpeshta skaj Fushës së Zezë.

Mushkonja stinore mësuar ndër baltina,
Nuk ia pickojnë ajrin, as ëndrrën e bardhë,
Le të fryjë shtrëngata, llohë të derdhë stina,
I ndritshmi diell rishtas ka me ardhë…

Sheshtinë që lehet supesh mal’m’mal,
I vetmi vizitor ndonjë ortek mund t’zbresë,
Nga plagë e re vajin nis, tjerin pa ndal,
Me t’erës lëngojë ankon Fushë e Zezë.

Mesazhe merr e jep, mors nga tjetër botë,
Në ngjyrë parajse n’mrekullim do t’mbesë,
Me të përjetshmet zëra, me të perltat lotë
Ah, Fusha e Zezë, moj Fusha e Zezë!

* Fusha e Zezë, toponim në Razmë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s