Kalendari poetik:  Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988)   / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Havzi Nela ( 20 Shkurt 1934- 10 Gusht 1988) 

E vari regjimi komunist 30 vite më parë

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, poeti disident, martiri Havzi Nela u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. Vrasësit dhe bijtë e tyre nuk e lëshuan kurrë pushtetin. Para nja shtatë-tetë vitesh, kur sapo pata hapur faqen time në fb lexoja një shkrim për të te gazeta Shekulli. Te komentet, një pusht, që s’ia mbaj mend emrin, por vetëm që ishte publicist dhe jetonte në SHBA(!), shkruante: “…s’i kuptoj këta njerëz që akuzojnë shtetin për varjen e Havzi Nelës, kur ai vetë kishte pranuar fajin në hetuesi dhe para trupit gjykues…”. Ç’të thuash për atë qen bir qeni!…Gjykatësin, Femi Abdiun, që dha dënimin me vdekje, në demokraci e patëm vite me radhë në krye të sistemit të drejtësisë. Të drejtësisë?!

O Liri, o vdekje 

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si duron robninë zemra e nji trimi?

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s