Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sibilla ALERAMO

Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)

Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe ajo me poetin Dino Campana (1885-1932), mbi atë histori dashurie, në vitin 2002 u xhirua edhe një film i regjisorit të njohur Mikele Plaçido; filmi titullohet “Un viaggio chiamato amore” me Laura Morante në rolin e Sibila Aleramos dhe Stefano Akorsi në rolin e poetit Dino Kampana.
Ja një poezi prej saj:

DIGJEM

Sapo zgjohem, sa lëviz pak,
gjithçka më zhduket, në vend ngrin.
Por kur rri shtrirë
sy mbyllur, buzët më bëhen prush
më nxehen pëllëmbët kur i vë në fyt
digjem, e tëra digjem
dhe gjaku ndër rrëmbat më shkrihet,
e ndjej si nxehet e shkrin
vetëm nga kujtim i një tjetër gjaku
i një dalldie që m’u dha dhe shijova,
nga një dashuri atje larg
që ndoshta më nuk do ta gjej.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s