Një burrë i bukur po afrohej drejt meje (romancë në dy kohë) / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 

Një burrë i bukur po afrohej drejt meje

(romancë në dy kohë)

Një burrë i bukur po afrohej drejt meje;
Ma prishi ekuilibrin e syrit,
Rrahjen e zemrës e çakordoi,
Mendimin e ndali mbi momentin sublim.
Dhe ashtu fillova kundrimin e një shpirti të lirë,
Por ky burrë ecte mbi siluetat e të tjerëve;
Mal mbi kodra të trishta.
Nuk anohej nga zemra e diellit në shpërthim,
Nga eklispi i hënës nuk kish asnjë vegim.
Ashtu sillej rreth fjalës sime të magjishme.
Dhe aq shumë filloi të më besonte;
Ndoshta isha hëna e parë shpresëmbushëse!
M’u duk e gjatë ajo natë,
Kur ky burrë kaloi dhe përshkoi trupin tim.
Duhej kjo lloj magjie që shemb besët e dhëna më parë.
Ja fari ndrit, Ja ai po afrohet,
E shoh pasqyrimin e trupit tim mbi kraharorin gjigand.
Femër jam, sigurisht e butë.
Me sytë e thertë të një gruaje në paqe me mençurinë.
Po mirë vetja ime, mos lufto kësaj here;
As mure mos ngri,
As sende mos hidh,
Nduku me hijen e prajme,
Të atij burri të bukur, që po vjen sërish drejt teje.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s