Poezi nga Ermira Mitre

Poezi nga Ermira Mitre
 
 
NËNA E TË GJITHA NËNAVE
 
E bekuara,
Virgjëresha Maria,
shënjtorja jonë e florinjtë,
mbretëresha
e të gjithë ëngjëjve,
O Zonjë e Këshillit të Mirë,
të kërkuam
me zërin e zemrës,
në kalanë e Shkodrës,
në Genazano të Romës,
të thirrëm
me ngashërimin që ish ndezur ndër sy,
ti shpejt na u bëre mike,
rrëshqite e na u struke brënda në gji.
Drita jote e shenjtë,
në shpirt mban jetët tona ndezur,
kur erërat
e egërsuara të xhelozisë,
në honin
e errët perpiqen të na hedhin,
pa dashurinë tënde sot,
do të ishim
shpirtra të tretur,
dashuria jote
na fal frymën, zërat, fjalët,
për të të kënduar ty,
nëna e të gjitha nënave,
këtë hymn,
të shënjtërisë tënde të vjetër.
Ti je ylli polar,
që shkëlqen lart
mbi këtë det të shkalluar,
brënda nesh
ti je pulëbardha
që na jep krahë për të fluturuar
lart
përmbi oqeanin e tërbuar,
manteli yt
streha paqësore
për shpirtrat tanë të zemëruar,
çipi i tij,
shamia e lotëve të dhimbjes së paduruar.
Drita jote
që pambarim mbi ne shkëlqen,
bekimi yt
për të nesërmen,
në çdo moment të jetës na mbërthen,
gjoksi yt,
afsh i ngrohtë i nënës që zemrat na ngroh,
prehri yt
jastëku i magjishëm,
që me ëndrra të bukura çdo mëngjes na zgjon,
dora jote mbi flokët,
përkëdhelja e nënës që shpirti na e kërkon.
Dashuria jote
veladoni i artë që na mbështjell e na mbron!
 
 
 
TË FALEMI SHENJTORJA MARIA
 
I falemi Shën Marisë,
i falemi parajsës, pallatit të florinjtë,
i falemi vetë mëshirës e dlirësisë,
virgjërisë, të pafajshmes deri në vetmohim,
i falemi bukurisë e të bekuarës,
i falemi të përjetshmit trëndafil.
i falemi nënës së shpresës hyjnore,
të na shpëtojë nga mosbindjë njerēzore.
o mbretëresha jonë, hëna që ndricon natën,
na e vizito me shpesh shpirtin tonë të varfër.
 
Në betejat e përditshme me dlirësinë,
fitorja është e rrallë, ndaj të falemi,
të lutemi të na falësh qetësinë,
të falemi me devocion të vërtetë,
përkulemi e përgjërohemi para teje,
të na e dëgjosh lutjen që na del prej zemre.
 
Torturat dhe dhimbjet e flakëve të purgatorit,
të na i qetësosh me shpirtmadhësinë e Zotit.
 
 
 
FEMËR VIRTUOZE
 
Nuk u dashurova me fytyrën tënde të bardhë,
as me mollëzat trëndafil, apo me sytë e tu jeshil,
por me mëndjen tënde brilante që ndizej,
nën flokët e artë që të binin mbi supe.
Nuk u dashurova me buzët e tua të kuqe,
dy qershiza të freskëta të pakëputura,
por me rubinët e kuq,
tek derdheshin nga korniza e buzëve të tua.
Nuk u dashurova me format e gjinjve të tu të rrumbullaktë
por me zemrën që fshihej nën ato dy male: hijerëndë,
me shpirt- madhështinë e saj sa vetë qielli i kristaltë.
Dashuria ime për ty fshihej në dy kafazë:
në kafazin e brinjëve të kraharorit dhe në kafkë.
Të desha ty nga mesi e lart!
U dashurova me mëndjen dhe zëmrën tënde,
jo me seksin tënd.
Dashuria ime ishte disi e veçantë,
por ti ike shpejt, shumë shpejt,
nga një e qëlluar arme,
në kujtime ke mbetur një statujë;
gjysmë trup femre statike,
as vdes, as ringjallesh,
por qëndron e varur në hapësirën kozmike.
Dashuria ime për ty e vecantë, jo platonike,
ishte adhurimi për virtytet e një femre fisnike.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s