Banorë të kthyer… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Banorë të kthyer…

Ne banorët e kthyer nga epokat
zbritur mallkimit të një molle të ndaluar
të një kafshimi të egër
dhe përjetësisë së humbur
vërtitemi sot enigmash pa fund
hapësirave boshe
kuptimeve të kohës njeri
dhe një toke rrotulluar
mendimeve të largta ,
pa kohë
përherë në thërmija gri.

Ndriçuar misterit Hënë
shkëlqimit që kalon përmes sysh
venitur sklupturave të heshtura
me gjuhë memece,
që ngrihen më të lartave altare
kryqëzuar falen,
për atë që në këmbë i ngriti
shëmbëlltyra të vërteta të krijuesit
me krahë hapur drejt qiellit.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s