Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

KOCKAT KËRCASIN NË DET TË HAPUR

Natë, vonë.
Gjumi nëpër labirinthet e syve,
përdridhet e fringëllon…
Dua t’ më ipnotizojë,
por ai te unë,
ka marë arratinë edhe natën vonë.
Ikën si përherë,
përmbi luginën e madhe.
Në vend t’ më verë në gjumë,
shkon e kullot me grykat,
me lugjet e gërxhet,
me detet, me shkumët e valëve…

Po valët nuk flenë kurrë,
o gjumi im i mirë!
Ato i kanë fletët me shkumë,
si fetat e bukës me gjalpë,
kur m’ i lyente gjyshja dikur…

Ëndërr i thënçin,
ëndërr me sy hapur!

Keni parë të tillë, ju miq të mirë?

Unë po shoh çdo natë
dhe gjumi ka marë arratinë…
Μë dhembin shumë, shumë…,
të gjitha mendimet,
më shumë se kockat e trupit !

Janë kthyer në anije,
në vaporë të mëdhenj,
në gomone të shpuara,
për të trallavitur andej-këtej,
emigrantë të lindur që në djepe.

Kockat e trupit tim,
po kërcasin në det të hapur!

Një anije tutje në Mesdhe,
po mbyt emigrantë të tjerë,
si dikur kuçedra me gjashtë koka,
që gëlltiste luftëtarët e Odiseut…

Mëngjes herët,
kockat e mia kërcasin.
Gjumi ka marë arratinë,
mjegullat u mërmërijnë valëve,
dielli nuk vonon të lindë,
mbi kokat e emigrantëve !

 

LËNDIME SHPIRTI

Kur gjethet këputen në vjeshtë,
më dhemb shpirti,
(pavarsisht se do vijnë në pranverë, 
nga ricikli…)
Kur pemët i presim me sopatë,
më dhemb zemra,
(pavarsisht se dimrit nuk rrimë dot jashtë
e duam pak zjarr brenda…)

Kur flokët më ikin një e nga një,
nuk më prishet punë fare,
bien pa lajmëruar,pa zhurmë e zë,
tulla lexohet si kopertinë abetare…
Kur dhëmbët krimben e hiqen me radhë
dhe te dentisti vendos të rinj,
(më besoni,çdo gjë nuk është si më parë,
gënjej po t’ju them, se kalova mirë…)

Më dhemb shpirti kur shkel një milingonë,
qortojë dikë, kur këput një lule pa lejë…
Sot bota si kazani në zjarr po valon
dhe është gati si vullkani të shpërthej…
Ata njerëz si varg milingonash,
sot, kush mund t’i ndihmojë?!
Po ata fëmijë që nxjerrin dallgët në breg,
a ka zemra në botë, që t’ i shpëtojnë…!?

 

ALBANA, MË FAL!

Ka kohë dhe vite që të mundon vetmia,
kam kohë dhe vite, që kërkojë një të vetmuar…
Si vetëtimë në zemër më djeg dashuria
dhe zjarrin e ndezur veç kjo ka për ta shuar…

Vrapo…, shpëto Albana në krahët e mi,
mos e torturo më tepër trupin dhe mendjen,
në burimet e tua, unë jetë dua të pi,
në degët e mia ti shplodhe trupin e ndize zemrën…

Dhe po nuk arrite…, jeto e shtoje dashurinë,
unë po të kërkoj nëpër vite, shekuj me radhë,
shpresoj një ditë ta zhdukim vetminë
dhe po s’arritëm, unë jam shkaktari…, Albana më fal!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s