Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Shtrydhet një re

Gjen një çelës
dhe hap një rrugë në ikje,
ku rrjedh një lumë
që derdhet në amshim,
mbi gjethe shelgjesh
ulet një gri vjeshte,
në sytë ujë
akuj pritjesh shkrijnë…

Ndodh që lumi s’shihet
kur rrjedh në kopështe zemrash,
por lule erëmirë përmbyt.
Shtrydhet një re deti
në mbrëmje,
shtrydhet një re shpirti
kur fryn.

 

Në fundin e botës

Në fundin e botës humb shikimi në mjegull,
dhe dylbitë nuk hynë në përdorim,
afërsia fiktive të çmall veç me të vdekurin, 
më mirë larg sysh dhe më përtej,
por kurrë jo larg zemrës,
se ajo e pushton globin,
dhe kur bota të duket e vogël,
e toka të ngjaj si hënë në sosje,
për ty e ruan pak vend,
se në emrin tënd
lind një hënë e re,
shprehja “larg syve,larg zemrës”
tingëllon e vjetër,
në një botë tjetër.
Në celular shfaqet krejt planeti,
dhe qielli si ekran i vogël,
deti hapet më mirë,
si në paqyrë.
Në fundin e botës
mund të jetë kushdo,
por larg jo!

 

Kur vjen kaosi

Kur vjen kaosi
lëviz mendja
dhe fjalët ndrrojnë kuptim.
Në kuptime të tjera,
fjalë të reja,
si gratë e veja,
qepen me penj të zi.

 

Ai Poeti

Ai Poeti
sheh përtej mjegullës,
përtej territ,
dhe cakut
ku vështrimi lodhet,
deri përtej diellit,
ku hëna zhvirgjërohet
çdo mbrëmbje,
deri përtej hënës,
ku yjet presin dashnoret,
deri përtej qiellit,
ku shpirtërat
drithërohen,
andej, përtej ëndrrës
ku koha amshohet.
Dhe përtej amshimit,
ai Poeti,
vetë Kumti i Kohës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s