Poezi nga Eliverta ( Anelli) Kanina

Poezi nga Eliverta (Anelli) Kanina

 

TJETËRSIM

Kur hesht duke më parë e ma zë frymën
Ç’përmasë e jotja e tejkaloi qiellin?
Në majë të gishtave kur mbi shpirt cek
Rërë plazhi a llavë vullkani je?
Sidoqofsh
Deti shton dallgë e kripet nga dhimbja
Se ti ngjan i paimitueshëm
Kur vjen e ikën
Koha asnjëherë nuk mjafton…
Mes heshtjes e cekjes
Brenda meje ti
Si mund të mbetem ende unë?

 

EDHE NJË SHANS…

Për ato
Që kurrë
Nuk e patën e s’gëzuan një shans
Nga lindja
Nga vendi
Nga prindërit
Nga njerëzit
Nga rrethanat e jetës…

Për ato
Që asnjëherë
Nuk provuan të besojnë për një çast
Tek Zoti
Tek dashuria
Tek horoskopi
Tek falli
Tek fati
Tek shanset që i jepen vetes…

Për ato
Që s’patën
Që provuan
Që gabuan
Që guxuan
Që merituan
Që shijuan
Qoftë edhe një herë mushtin e jetës…

Për ato
Për të gjitha…
Ka gjithsaherë edhe një shans tjetër!

 

ME SYTË NGA QIELLI

Më pik…oh!
Ajo telajo e stërmadhe bardhekaltër
Më pik kujtesën e më ndërmend ty
Furka resh dridhen e zhdridhen
Shikimi i fjetur fije fije më stërhollet
Duke ndjekur retë e bardha me sy
Herë vargan devesh që zvarriten
Herë tren me shpendë që shpuplosen
Parakalojnë imagjinatës time
Duke më dhënë çfarë s’më duhet
Ca mjelma, lepurushë, elefandë e zogj
Bëhen buzë me puthje që s’mbërrijnë
Bëhen zemra pa puls, kërleshka të bardha
Sy përgjërues e duar që s’prekin dot
Flutura e flatra engjëjsh bëhen
Pas tyre rend e marr kot…
Teksa më përshëndesin gjithfarë emoji
Mes resh më shfaqet e fshihet
Zoti apo fytyra jote?
Nëpër re humbas të të gjej atje ku s’je
Grindem me retë e ato me njëra tjetrën
Një shelg lotues me mua luan së largu
E lagu s’e lagu…
Ah sikur!
Sherr shiu shoh e i lutem të bjerë
Lotët të më fshehin mallin që fshik
Një gur gërryhet me sytë nga qielli
Pik-pikë, pik-pikë
Pik- pik
Më stërpik…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s