Kalendari poetik: Giuseppe Schirò (Zef Skiroi) 1865-1927 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Giuseppe Schirò (Zef Skiroi)

Kalendari poetik: Giuseppe Schirò (Zef Skiroi) 1865-1927

U lind më 10 gusht 1865 Giuseppe Schirò ose në shqip Zef Skiroi, poet, gjuhëtar, publicist dhe historian italian i etnisë shqiptare, një nga figurat më të rëndësishme të lëvizjes kulturore-letrare shqiptare të shek. XIX. Albanolog i shquar, studiues i vëmendshëm dhe qëmtues i traditës poetike arbëreshe, qe i pari profesor universiteti në Itali në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Institutit Oriental të Napolit, ku qe dhe drejtor. Frymëzues dhe pjesëmarrës në Rilindjen Kombtare shqiptare, në të cilën mori pjesë bashkë me elitën e intelektualëve shqiptarë. Ja disa tituj të veprave të tij: Fiamuri i Arbërit, përmbledhje me vjersha, 1885; Rapsodie Albanesi, përmbledhje këngësh, 1887; Mili e Hajdhia, poema, 1890; Te dheu i huaj, poemë historike, 1891; Kënkat e luftës, poesia, 1897; Këthimi, poesia, 1925 etj. Sot një fragment nga një poezi e tij, nga rapsodia “Kruja”:

– «Si ksifterët bien mbi delet ?»
– «Si na biem mbi qent të huaj»
— «Si bulqeri i trëmbet breshrit ?»
— «Si Shqiparvet Turku trëmbet».
Tue kënduar te lufta vete
vete trimi bir i malit,
se nkà Suka e vërrën një si,
siu i té hishmes, ëndrra e tij.
– «Përse trimi Vdekjes qesh ?»
— «Përse qesh atij një vajzë.»
Vrap te lufta, trima, vrap,
për luftarin lufta e valle
për luftarin t’isht Shqiptar !
Gjàll një gas, një lot i vdekur,
një vajtim a një të puthur
do të ket për rrogë e tija.
Vrap te lufta, trima, vrap,
për Shqiptarin lufta isht’ valle !»

 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s