Kalendari poetik: Stefano Benni – 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Stefano BENNI

Kalendari poetik: Stefano Benni – 1947

Sot, më 12 gusht, mbush 71 vjeç Stefano Benni, shkrimtar, gazetar, skenarist, dramaturg e poet italian. Në vitin 2015 s’pranoi çmimin Vittorio de Sica (që dorëzohet nga Presidenti i Republikës ose nga ndonjë ministër) si protestë ndaj shkurtimeve që bëri në arte dhe kulturë qeveria Renzi. Është një nga shkrimtarët italianë bashkëkohës më të mëdhej, sidomos në fushën e humorit. Në 71 vjetorin e Benni-t sjell poezinë e parë që kam shqipëruar prej tij:

UNË TË DUA

Unë të dua
e nëse nuk të mjafton
yjet e qiellit do të vjedh
të t’i vë kurorë
dhe qielli i zbrazët s’ka për t’u ankuar
se vetëm bukuria jote
gjithësinë do ta mbushë.

Unë të dua
e nëse nuk të mjafton
detin do të zbraz
gjithë perlat e tij do të t’i sjell
përpara teje
dhe deti nuk do të qahet
se as dallgët, as sirenat
magjepsjen e vështrimit tënd
nuk e kanë.

Unë të dua
e nëse nuk të mjafton
vullkanët do të shpërthej
në duart e tua
zjarrin e tyre do të sjell
dhe akulli nga pasioni im do të digjet.

Unë të dua
e nëse nuk të mjafton
edhe retë do t’i kap
të bindura tek ti do t’i sjell
vetëm mbi ty shi të bjerë
këtë verë
kur nuk fle dot prej vapës.

E nëse nuk të mjafton
kohës do t’i them stop
dhe planetëve do t’ua ndal rrotullimin
e nëse nuk të mjafton as kjo,
ik pirdhu pra.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s