TYMTARI MBI ÇATINË E KOMSHIUT TIM / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

TYMTARI MBI ÇATINË E KOMSHIUT TIM

Tymtari mbi çatinë e komshiut tim,
sa herë e shihja, më dukej se ishte ndërtuar kot.
Për dekada, asnjëherë nuk kishte nxjerrë tym nga katër vrimat.
Dikur, vura re se një kukuvajkë nisi ta përdorte.
Ditën nuk e shihja shpendin, flinte brenda tij, në mbrëmbje zgjohej
dhe si shtriqej një minutë të tërë mbi kulm,
niste e bënte padronen mbi çatinë e shtëpisë fqinjit,
duke shëtitur e kënduar këngën e saj të vetme që dinte.
Te e imja, kurrë.
Her her kukuvajka mbi çatinë e fqinjit,
më dukej më krenare se vetë Zeusi mbi çatinë e botës.
Pasi shëtiste e këndonte anë e kënd tjegullave gjithë muzgun,
sapo errej e bëhej natë
fillonte punë, gjuante kandrra rreth e rrotull.
Kur nisa të reflektoja pak,
nga kjo që shihja në çatinë e shtëpisë përballë,
nisa ta vë në dyshim bindjen se tymtari ishte ndërtuar kot më kot,
të paktën kuptova
se shpendi e donte tymtarin në mos më shumë, jo më pak
sa doja unë shtëpinë time.
Por që oxhaku nuk ishte ndërtuar pa qëllim
mbi shtëpinë e fqinjit përballë shtëpisë time,
ma tregoi një pasdite kur tërmeti përdori ca sekonda të saj,
për të lëkundur tokën e krejt shtëpitë,
po shembi vetëm oxhakun që nuk kishte nxjerrë
kurrë tym nga flegrat.
Veç dëmit, tërmeti zgjoi dhe kukuvajkën nga gjumi
e cila e lebetitur në kulm mori dheun duke klithur.
Klithma nuk ngjante me këngën e saj: ishte njësoj si klithma e
njeriut të tmerruar.

Natën pasi ra tërmeti që la pa shtëpi kukuvajkën,
pashë një ëndërr të çuditëshme:
ndërsa unë po flija për shtatë palë qejfe,
muratorët po ndërtonin një tymtar
që nuk do nxirrte kurrë tym,
mu mbi çatinë e shtëpisë time.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s