Ndër sy / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Ndër sy
 
Një tjetër refleksion avitet sysh
vështrim që përpin lëndinat e blerta
pëthith vesën e parë të luleve
e dehet i lirë
luginave të fshehta.
 
Duket sikur tërheq fillin e botës
atë çast kur mbrrin skajit më të fundit
labirintit ku flenë errëtitë
nënshqisave më të përhumbura,
që tejçojnë fije të padukshme
për të gjetur fillimin
e brazdave të jetës.
 
Përdet e vjetra bien
e direkë të rinj ngrihen,
nisur lundrimit të madh,
përtej ishujve në kërkim
copëzimeve në fjorde të largëta
oazeve ku flenë amazonat
dhe heronjtë që bëhen vetëflijim.
 
Visioni i së ardhmes përshfaqet
në shpërthime të pafundme drite
zjarr që ndez kratere
e shuhet më pas në pluhur
mjegull që rrethon memorien
mbështjellur petkut të kohës.
 
@julja
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s