Poezi nga Demush Mehmeti

Poezi nga Demush Mehmeti
 
 
DO E PËRKUND SHQIPONJËN TIME
 
Një shtrat me butësi frymë parajse
Pret një dritë syri arsyen e buzëqeshjës sime?
Pret ta përkundë Sarën, bijën e Lucit e Mentorit,
pret mbesën e gjeneral Bonopartit.
Një pasardhësen e Kastriotit
Shqiponjën time….
 
 
 
U PËRSHËNDETA
 
Diellit rreze lëshuar qiellit të kaltërt shtrirë
i lutem të ngrohë mos të më djegë,
mos të ma shprush prushin e mërzisë sime
shpresën dhe dashurinë le ti rritë
mbarësia jonë le të marrë krahë
 
Unë u përshendeta me Rinën e Rinesin
e lanë Atdheun një pjesë të familjes,
lanë gjyshen dhe gjyshin që shumë i dojnë
Mbetën shtangur një mërzi më shumë
një buzëqeshje më pakë
 
Hapur e thanë po shkojmë tek shtëpia jonë
Ikën drejtë vendlindjës së vet,
ikën jo për herën e parë
S’di se sa po e themë drejtë
Kjo kështu neve na ndodh ?!..
 
 
 
NDOSHTA DO IKI
 
Ndoshta dhe unë do iki një ditë
do shkoj,
të dal atje ku jemi tu dalë
do ndahem nga ku kurrë s’kam dashtë
e s’dua me u nda
 
Do iki nga këtu ku më kanë lavdëruar
e lavdrimi nuk më ka dehur
Nuk jam hidhruar,
as i fyer nuk jamë ndierë
kur dhe pa të drejtë më kanë sharë
 
Jetuam me hapin tonë kokëfortë
ecëm me tonin hap
U rritëm me plotë shpresë
të mbushur me dashuri jemi mplakë
 
Dashuria sikur po vjen tuj u zbehë
Don me më vra.
 
 
 
PO JETOJ
 
Po e jetoj gëzimin e mërzinë
dhe një brengë e hamendje që më mundon
me plot buzqeshje i pres ardhjet
Ikjet po i qaj me lot.
 
 
 
SHQIPONJA JONË
 
Një shtrat me butësi frymë parajse
pret një dritë syri arsyen e buzëqeshjës sime,
pret ta përkundë Sarën, mbesën e gjyshit
Një shqiponjën tonë
Dajë do e ketë Bonopartin
Stërgjysh tonin Kastriot.
 
 
 
GUMËZHIJNË MUSHKONJAT
 
Heshtin dallëndyshet gumzhijnë mushkonjat
në vend cicërimash gjallërojnë pickimet
Parazit stine këto s’ mundin motesh
Në vapën e pikëditës sundon trullosja.
 
Ditës së gjallërishme i mundon ngrohtësia
Vend vetes si gjejnë
Në freski t’mbrëmjes e lëndojnë qetësinë
Thithin lëndueshëm helmin lirojnë
Majën pëlcasin me gjakun tonë !…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s