Pesha e medimit dhe fjalës ‘’Nga dritarja e klasës”së autorit Maxhun Osmanaj / Nga Flori Bruqi

 

Pesha e medimit dhe fjalës ‘’Nga dritarja e klasës”së autorit Maxhun Osmanaj
 
Nga Flori Bruqi
 
Maxhun Osmanaj u lind më 25 prill 1958 në fshatin Prekallë të Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Zallq të Istogut, gjimnazin në Istog, ndërsa (ish) Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Si gjimnazist, pra më 1977 botoi dy vjershat e para në “Pionieri”.
 
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon në shumë gazeta dhe revista në Kosovë dhe në Shqipëri. Është anëtar i kryesisë së Klubit letrar “Podguri” të Istogut. Nga marsi i vitit 2016 është anëtar i redaksisë “Zog mëngjesi”, revistë shkollore për fëmijë.
 
Shkruan poezi, prozë, vështrime letrare për fëmijë dhe të rritur. Është anëtar i LSHK-së.
 
Është pjesëmarrës me poezi në disa Antologji poetike në Kosovë.
 
Në “Peja poetike”, 2016 u nderua me shpërblimin e tretë për poezi nga SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Punon në SHFMU ”Avni Rrustemi” në Zallq.
 
Jeton dhe vepron në Prekallë.
 
Deri tani ka botuar këta libra:
 
– “Zgjimi i dhembjes “(poezi,1998)
– “Këngë zemre”(poezi,2ooo)
– “Çka i tha toka diellit”(tregime,2oo3)
– “Buzëqeshja e natyrës”(poezi,2oo4)
– “Krojet e vendlindjes”(vjersha dhe tregime,2oo7)
– “Idriz R. Osmanaj pishtar i arsimit dhe poet”(monografi,2oo9)
– “A flet atdheu”(vjersha për fëmijë dhe të rinj, 2o16)
-“Nga dritarja e klasës”,(2018)
 
Ka në dorëshkrim një libër për të rritur.
 
 
Letërsia shqipe për fëmijë në Kosovë,në 10 vejtëshin e fundit ka ngelë pa disa pena të ndritura .Megjithatë ,pranë kësaj ikjeje natyrore ,janë edhe disa pena të reja, ndonëse jo edhe në moshë, të cilët e lëvrojnë më kënaqësi poezinë për fëmijë.
Sot, më kënaqësi në këtë enviniment kulturor po e pëurojmë
Image result for librat e maxhun osmanaj
Librin për fëmijë dhe të rinj të Maxhun Osmanajt me titull“Nga dritarja e klasës” e cila botohet me rastin e 6o vjetorit të lindjes dhe 4o vjetorit të krijimtarisë së tij letrare.
Vëllimi poetik shpërfaq një trekëndsh ideor: edukimin si taban,si poentë, dhembja si refleksion nëpër kohë që kalon autori dhe dashuria si dhuratë dhe nektar që u ofron fëmijëve.
“Nga dritarja e klasës” është libri i pestë për fëmijë dhe sapo ta lexojë lexuesi,qoftë i vogël apo i rrituri,njoftohet se autori ka hyrë guximshëm në botën e fëmijëve: di çfarë duan ,di si të hyjë në botën e fëmijëve,në shpirtin e çiltërt të tyre,di t’i befasojë ata me tema të larmishme nga përditshmëria, nga e kaluara,nga flora-fauna,nga realiteti .
Ai i kthehet të kaluarës herë si dhembje,herë me mall ,e herë – here me dashuri.
 
Libri është i ndarë në pesë cikle:
 
1.Rreze të dritës,
2.Lulet zgjohen në mëngjes,
3. Fara arbërore,
4.Nga dritarja e klasës dhe
5. Bota ime.
 
Në fund libri përcillet nga pesë reflektime të shkurtra për poezinë e autorit nga studiues dhe shkrimtarë.
Libri hapet me vjershën paksa meditative –filozofike me elemente autobiografike-empirike.
Unë në tri kohë ku realiteti dhe imagjinata takohen në mes veti.
Ja sesi e sheh poeti vehtën në poezinë “ Maxhuni në tri kohë”.
 
Citojmë:
 
“Maxhunin që e njoha dje
Lirinë ia kishin vrarë,
Me t’nëpërkëmburin At-Dhe
Gati për t’u qarë.
 
…..
 
Maxhuni që njoh sot
Dhurata ka për fëmijë,
Me ditë të tëra dhe net
Shpërndan rreze-dashuri.
 
Me Maxhunin nesër
Ende s’jam takuar,
Besoj jeton me shpresën
Askë për ta dëshpëruar.
 
(Unë në tri kohë,faqe 5)
 
Pra, autori në vetën e parë sikur dëfton poetikisht një autobuografi pak me mall-dhembje,pak me dashuri.
 
Çka e prokupon poetin Maxhun Osmanaj ?
 
Poeti nuk rri duarkryq para penave që i dhanë letërsisë, shkruan përkushtime si fjala vjen për poetin Gani Xhafollin,Arif Demollin ,Xhahid Bushatin,Ferit Lamajn e ndonjë tjetri ,dashurin për ta Osmanajt e sjellë në vargje.
Poezitë e poetit Maxhun Osmanajt përkojnë shumë me realitetin , më botën e tij imagjinative që është mjaft e pasur më buzëqeshje,lojë, valle ,blerim të nënës natyrë ,me bletët ,dallëndyeshët,zogjët, shkollën,mësuesin,historinë e atdheut ,të sotmën dhe të nesërmen e tij.
Poetin Maxhun Osmanaj e provokojnë shumë fenomene,ku vargjet na dalin si dëshira,herë si pyetje,herë si befasira.
Ndërsa vjersha “ Nga dritarja e klasës” që mban edhe titulli i librit shpërfaq një meditim dhe mall-nostalgji për fëmijërinë e ikur të autorit që s’kishte fëmijëri ku shkruan:
 
“Nga dritarja e klasës
Mësuesi fluturon n’fëmijëri
Eh,dikur çfarë jete bënim
A e kishim këtë lumturi?
Pak çasti,pak vitet,pak koha
 
Iu përzien si dhembje,si nostalgji
Ah, sikur të isha si këta pëllumba
Do të shkriheshim në lumturi!”
 
(Nga dritarja e klasës,faqe 57)
 
Për poezinë për fëmijë te Maxhun Osmanajt ,kanë shkruar disa studiues .
“Poezia për fëmijë e poetit të talentuar,Maxhun Osmanaj ,përherë të ngjallë kureshtje për fabulën që ndërton,për figuracionin që shndrit dhe për mesazhin që përcjellë.Nga ana tipologjike,zt.Maxhun Osmanaj i përket poetëve që njohin botën dhe psikën e fëmijës,ndaj edhe vargjet e tij kanë përherë dashuri dhe rrezatim”(Xhahid Bushati,studiues).
Ndërsa studiuesi dhe redaktori i këtij libri,Prof.Dr. Xhevat Syla në mes tjerash shkruan:”Ka disa decenie që Maxhun Osmanaj jetën e kundron dhe përjeton si poet,madje,poet kryesisht për fëmijë,por edhe për të rritur.
Jeta shkollore,fëmijëria dhe aktualiteti,sikur ia dikton profesioni të cilin e ushtron me nxënës”
Për vlerat e këtij libri kanë shkruajnë disa vështrime të shkurtra edhe Prend Buzhala,Avdush Canaj,Xhane Sherif Imeraj etj.
Çdo varg i Osmanat është i kapshëm ,i përsosur me figuracione,metaforë me rrëfime dhe krahasime figurative që vetëm poeti Maxhun Osmanaj din ti shtellojë aqë bukur në librin e tij të tetin me radhë “Nga dritarja e klasës” që u botua kohë më pare nga Klubi letrar “Podguri”nga Burimi nën përkujdesjen e redaktorit brilant Xhevat Syla.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s