DHIMBJA , BARRIKADË E EKZISTENCËS / Nga: Liljana Baçi Shkodrani

 

DHIMBJA , BARRIKADË E EKZISTENCËS

 

Nga: Liliana Baçi Shkodrani

E di që është e guximshme dëshira e dëshpëruar të shpreh ç’ janë dhimbjet fizike, si ndihesh, si reduktohesh e mbi të gjitha sa durohesh prej të tjerëve.E mos mendoj njeri që ja “këpus” fjalëve si një dardhë e mbipjekur  që bie prej peme mbi tokë.

Zëdhënësja e dhimbjeve të gjithkujt nuk jam. Jam zotëruesja e të mijave e më janë besnike po aq.Jam e tëra unë e dhimbjeve tek mua , garantoj që i njoh ç’do larmi ngjyrës së saj të errët, ç’do impuls që sapo arrin, ç’do gërmë e rënkimit përgjatë përvuajtjes, ç’do mezipritje për arratisjen e tyre, që i ngjan fundit të një lufte.

Pastaj ndihesh fitimtar. Fitimtar i përkohshem deri në trokitjen e tyre prapë, në çeljen e sythave të një beteje të re që hap horizontin e ditëve të panjohura,  e trupi si sahat ndien tik e taket.

Ja ,si këto që ditët e fundit provova.

Desh më morën përdore drejt ferrit, drejt labirinthit të njohur disi, po jo kaq.Për të dhjetën herë,. për të njëqindtën herë, o për të mijtën herë, tashmë e kam humbur llogarinë e tyre.

E ja ku jam sërish me shpinë kthyer atyre po pa krenari komplete,pa kompleks kryeneçesie, pa thirrje me zë të lartë si përshëndetje lamtumire.Jo.

Jam me shëndet të fragmentizuar prej ringjalljes së tyre, me helmin që i shtyn drejt meje, me ligësinë që duan veç të shfryjne si buçimë kuçedre, e me cifla të ripërtërira të demoralizimit e pesimizmit bashkë.

Me frikën vigjelente e dyshimin e kthimit se dinë të godasin, që ç’ke me të, dinë të godasin , mbi mua, mbi gjoksin tim e ç’rri nën të, mbi mendimet, porositë, mbi amanetet, mbi poezitë, mbi fronet e akullta të shpreses, mbi sythet e blerte të lirisë, mbi nusërine e zverdhur në fotografi, mbi pajën e shqepur në kuti, mbi kollosët e indeferentizmit, mbi thinjat e arta të tim’eti që ëngjëll pa fuqi më rri.

Më goditën dhe këtë herë të mallkuarat dhimbje , më fortë se kurrë pa marë parasysh që mua më duhet ende të mbarojë shumë punë, të qëndis plane, të rifilloj me po atë pathos dashurinë lënë pas dore, rrënjët e fyshkura t’ja vadis, përditshmërisë t’i sis momentet e rutinës përmëndësh që shpesh i braktis.

Dua të eci ende mbi këmbët që më mbajtën bëma e detyrime, kujtime e kallëzime, që shkuan  për udhë të panjohura drejt kuriozitetit të pashoq, që mbajtën zellin për t’i zhytur në lumë e guraleca, mbi gjethet e njoma të gështenjës nën oborr, mbi pellgjet e dimrit në muaj të ngrirë,e mbi të atyre që mbajtën djallëzitë.Mbajnë gazin fëminor të zinxhirit të qenit, mbajnë frymën si galop kur ndjek përpikmëritë, kur shkojë pas urbanit,e pas karaktereve derisa më përplas në raste më të padëshifrueshme, si ditët këto që jo veç ato po dhe krahët i dhash ndihmë plakut 91 vjeçar që donte të më kilikoste e huqin e dorë së gjatë mbi trupin e femrës s’harronte.

Dëshirë perverse e shekujve…

E ai s’kish kaluar këtë dhimbje që kaloj ç’do vakt unë, e që është aty,e me forcën e mbetur të fuqisë së bishtit godet. Meritojnë këto dhimbje përkufizimin më komplet.

As hezitova as u lodha t’i përmbledh në rradhë të drejtë kështu:

 

Janë shtegu i zënë i përmirësimit
Janë regjistër i rregullt i rënkimeve
Janë dëngje brengash të kushedi sa fjalëve
Janë rrodhe nën gushë të stinës së pafaj.
 
Stërkëmbëshi i lezetit dhe janë
Patjetër dhe lemzë e këngës së nisur.
 
Janë ngërçi i vrullit të natyrshëm së jetës
Janë cilësia më e skaduar e organizimit
Janë hymni i humbjeve rrugëve të gjata.
Janë krenaria e vetpëlqimit të ndenjur.
 
Mpijnë ç’do kthesë në përpjekjet e largimit
Përmbysin e ciflosin ç’do lot e prag ëndrre.
 
Janë dorëzimi në pëqi të paguximeve,
Janë qilim i qendisur me ar për parakalimin drejt ikjes …
Janë parabrecë e seriozitetit për të mos lënë rehat
Janë dhimbje, barrikadë e ekzistencës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s