Poezia heuristike, si frymë eksperimentale dhe mendësi e postmoderintetit art ( Referim rreth vëllimi poetik “Malreali” të autores Irina Hysi. Ma) / Nga: Agron Shele: shkrimtar, poet

Poezia heuristike, si frymë eksperimentale dhe mendësi e postmoderintetit art

( Referim rreth vëllimi poetik “Malreali” të autores Irina Hysi. Ma)

Udhëtimi imagjinar përmes abstraksionit është udhëtim mistik dhe hyjnor, që shpesh e dualizon njeriun përmes gjendjes, këndvështrimit shumëdimesional dhe habitatit të tij rreth vizioneve të largëta, kodeve të fshehta, arritjes dret të pamundurës, gjuhës së traskiptimit përtej hapësirës dhe në referim me gjithë këtë iluzion, tejkalon vetveten dhe rend e rend pafund drej vetë qenësisë supreme. Si sintetikë e gjithë atij rebusi që pasyron ikadeshencën dritë në ngjyra dhe derivim të proçeseve më të thella vjen dhe vëllimi poetik “Malreali” i autores Irina Hysi, vëllim që shpalos frymën e një relativizmi gotik, në kontraves dhe diskutim me vetë titullin, përherë figurativ dhe formë krahasuese me malin ose murin që ngrihet para shqisave reale, me fuqinë për të kapërcyer dhe vështruar të tjerë horizonte, të tjera paraqitje grafike, si çlirim nga ngarkesat dhe liri e formave të pashprehura. Si ndërlidhje e frymës në një mjedis ku akuarieli ngjyrë përshfaq botë e nënbotë, ndjenja por dhe emocion, grishtësinë jetë dhe metafizikën e saj, nocioni bazë mbështetet tek vetë jeta, koncept ky si përafrim dhe kompleksitet gjendjeje, diku ajër që përshpërin frymën e qiellit, diku ujë që stërmbledh të bardhat valë dhe shtyn anijen ishujve të copëzuar në fjorde nimfash, e diku trup në përballje me subkoshiencën për ta orientuar drejt arsyes apriori. Përmes poezisë së sjellur autorja përthyen kohezinin kohë dhe eksperimenton me tedencat heuristike. Depërtimi përtej formave të pazakonta dhe kapërcimi dimesioneve që në simbiozë janë ndërthurje e një arti sa poetik irracional po kaq dhe koncept i paraqitjeve ngjyrime ( telajo), intrigojnë atë lëvizje të brendshme dhe përbëjnë kompleksitetin e vetë dyzimit të një ndërgjegjie, e cila rend në hapësirë dhe kohë, si fluturim i dyfishtë dhe shëmbëlltyrë e flatrave që zhvendosin tjetër trup dhe tjetër shpirt. Në një vështrim më të detajuar ky vëllim poetik vjen jo vetëm si krijim përbrenda strukturave të lira, me figuracionin dhe simbolikën e fjalës, me kuptime e derivime estetike, por dhe si sfidë e raportit krijues- art, raport ky që kërkon të shprehë marrëdhënien e autorit postmodern sot në përballje por dhe konfrontim me vetë realitetin, si dritëhije që vjen nga të tjera shqisa dhe hedh tjetër spektër në areolën e mendimit universal. Pra endja midis dy të kundërtave, barsvlerat dhe pohimi i tyre, mali mbinatyror që shpesh vendos dhe ballafaqon me psiqikën dhe metafizikën e rendeve të dekurajuara pohojnë asketizmin por nxitin dhe rrjedhat dhe koherencën e re, për zbulimin e atyre fijeve, që të çojnë tek ridimesionimi dhe vetëkuptimi .
Për më tepër le të ndalemi në disa poezi dhe të kuptojmë tedencat, por dhe vizualitetin krijues të vetë autores.

“Hesht e marrë, shtyn derën, frikë, ecje të nxituara,
fluturimin një frymë.
Në ëndrrat me figura, zëra të xhiruar përçart,
të çmendur …
Vjen! – Me flokë të zbardhur, në ngjyrën e gështenjës,
gënjeshtrën le pas, zbukuruar! …”

Tek poezia “Përsosmëria ime e shpirtit” në kuptimin e parë duket sikur deshifrohet vetvetja, kuptimi individual, rrëfimi proverbial, por kuptimi i vërtetë është refleksioni i botës përmes ritualit kohor me vetëqendërzim, është heshtja që mbisundon një mjedis të tërë, është dera që fsheh pas saj mistiçizmin e gjithë jetës, por është dhe fluturim i frymës përmes ëndrrave, të cilat në kratere të errëta vijnë me floknajë të thinjur e përhumbin hijeve të padukshme. Por për çfarë përsosmërie flet autorja këtu? Përsosmëria e qenies që luhatet e lundron në mjegullnajën jetë (kontraves) apo ajo përsosmëri, e cila dhe përbrenda dëshirave të fshehta apo marrëzisë së saj, thinjet e çmendet (paradoks). Sikurse e theksuam kjo është poezia heuristike ( mohimi i vetëkuptimit) dhe devijimi i kuntrasteve ireale që ngrejnë lartësi të pakapshme, ku njeriut i duhet që të kapërcejë përtej kufirit të tij.

Irina Hysi
“Në tjetër poezi autorja nën një mbulesë ( membranë) lëkundet prehrit të shpirtit dhe në natyralizim me hënën (formë e ndryshueshme si vetë gjendja) përthyen hijet, por dhe iluzionon me diskursin e vetë profarmës jetë (egzistencës) e në dimesione vakumesh ( boshllëqesh, kaotike) shpesh ndodh të përshkohet udhëtimi i madh, drejt qëllimeve të reja, por dhe një të nesërme ndryshe.
“Udhëtoj kështu, mendërisht, lëkundem ngadalë,
prehrit të shpirtit.
Ftohtë tani e tutje, si hëna jashtë trupit, kthyer dhomës,
hijet e natës …
Gjetur vendet bosh, membrana e botës engjëjt mbështolli,
në fishkëllimë trishtuese …
Njihte me veten, hapësirën pas kompensate, fijen e ajrit,
peshën e mungesës …
Vakumi shfuqizohej, korrespondonin tërësinë e boshllëkut,
çdo dimensioni! “

Në fund poezia bëhet më lakonike, ndjek harkun e rrethit vicioz, i cili sa më shumë që rrit përmasat aq më shumë shton dhe pikëpyetjet dhe ashtu në gjysëm forme, gjysëm trupi, shkrihet e flijon të vërtetën lakuriqe. Akurtiteti botë këtu përmbushet me tinguj të padëgjuar, nota që kumbojnë regëtimat e një kohe të përshkuar përmes kulmimeve por dhe përvuajtjes, momenteve dhe çasteve ku njeriu duket se përpin gjithë shkëlqimet e derdhet universit në skena të bardha, dhe e gjithë kjo si në një ëndërr që përherë flturon më larg e përherë duart që tentojnë ta prekin rrëmojnë zbrazëtirës ajër.
Paraqitja më e parë e këtij libri poetik duket sikur na fut në një qerthull ku s’ mund të dalësh më, na end në një botë me ngrehina të shumta, konfuzionit dhe pamundësisë për të kuptuar se deri ku shkojn percepetimi dhe hapësira që mundëson kufijtë e njohjes, por thellë në vetëdije ne nëkuptojmë malrealin, i cili sa më shumë që kreshpëron lartësitë e frikshme, aq më shumë rritet dhe intuita, për ta shkelur, kapërcyer dhe së fundmi sunduar.
Autorja Irina Hysi përmes vëllimit më të ri poetik vjen si mishërim dhe atribut i psikofilozofisë, ideve të reja që padyshim do mbartin gjumë të shndritshme të vetëpërsosjes si qenie njerzore, por dhe fragmentizim i një botë plot ngjyra dhe një arti gjithmonë e në lëvizje me gjithë zhvillimet dhe hapësirat mundësuese për të prekur, ndierë e arritur të pamundurën. 

Agron Shele, shkrimtar, poet

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s