Qielli / Poemë nga Agron Shele

 Heaven to Earth – Jacqueline Ripstein (USA)

 

Qielli

Kjo kupë qiellore që ngrihet përmbi ne
është universi ku shpirtrat fluturojnë
flatrave të bardha tisit të kaltër
e krahë korbash natës errëti,
rendin ashtu, largësisë pa fund
hapësirës që s’ di të ndajë kufij
engjëj e demonë në luftë të përjetshme
për të vetmen rreze që botën e ndrin.

Zotat shikojnë nga poltonet më të larta
frikshëm betejnë që shekujt sundon
diku mes zjarrit e flakës kometa
e diku në lotët e dhimbjes mjegull,
ashtu egërsisht e thonjzhveshur
për të rrëmbyer trofeun e fundit kozmosit
blatuar shenjtëve të rinj ringritur
nga më i etshmi sundim përpjekur.

E brishta dritë zbret syrit hyjnor
të shndrijë të vetmin shikim engjëllor
rishfaqur kupolave që mendjet mbërthen
e lutjeve të heshtura për atë çfarë shkon,
se i fundit rrëfim trupin do shërojë
nga mëkati i lindjes që ditën e zgjoi
të përjetshmes jetë falur qetësi
portave të vetme, hapur pafajësi.

Dhe ja retë përhapen tisit të zbrazët
të mbjellin lotë e dhimbje pa kufi
të shkundin memorien kohë që endet,
si barka në më më të egrën stuhi
e ashtu profond shkrepëtimë e zjarr
të djegin kurmet që shkrihen në hi
e më pas përhapur mjegullës pluhur
orbitave që s’ dinë të njohin kufij.

Ja krahët që zgjaten kaq shumë
për të sjellë të bardhën ditë të re
fluturuar papushim në flatra shprese
e mbledhur së fundmi hijesh perëndim,
që muzgu të bjerë përskuqur ngadalë
e nata të dergjet shpirtrave fli
aty mes zjarrit e akullit që shkrin
në më të etshmen jetë çmenduri.

Engjëj e demonë përplasur etshëm
ngritur zhurmshëm memories heshtur
e shpirtra të endur endacakë
kapur dhimbshëm pas qiellit gri,
betejës hershme për jetë a vdekje
altareve më të larta mendësi
në sy që pikojnë gjakun e hidhur
e përulur në gjunjë shenjtësisë së tij.

Jetët shemben e ringrihen sërish
pezmit të faljes, rrënojave të reja
që dora skeptër të zgjatet sërish
e tajfun të ngrihet shpirti i tij
pastaj kristali blu, një ylber
spektër i ngjyrave, urë mes brigjesh
të lidhë të sotmen dhe nesërmen e madhe
rrugëtimin pafund shtjellave njeri.

Psalte të pafundme shkruhen heshtjes tënde
frymë nga më e lartë frymë në harrim
vegjëli që drejt teje përunjet denjësisht
e ngadhënjim ngritur mbi tëndin besim,
të mundin kafazet e tyre të shkallmojnë
e me tjetër dritë botën të ndriçojnë
të hapin ditaret e kaltra të qiellit
e statujat obelisk të shndrijnë lirinë.

Por ja atje, mes qiej e rrufesh
të frikshmit demonë shpirtrat miklojnë
një Adam nxitin që mollën të kafshojë
e një Eve trupin ia tundojnë
e tërë bota rrjedhë të ndryshojë
përjetësia bëhet eter
ajër mbytës që vdes mëkatarët
në pluhur i kthen dhe nga pluhuri, po i ngre.

Ngjyra që botën imagjinare pikturojnë
të tjera sfonde shafaqur për çdo herë
një perde bie e aktrimi mbaron
një tjetër hapet e tragjedia fillon,
me sy nga më i lashti orakull
që psaltin e shkruar të deshifrojë
fatin e shkruar në mund të lexojë
e mëngjesin tjetër verbimi ta zgjojë.

Vizione të thyera në krahë shtegtimi
hapësirës pa fund, rrugëtimi i tij
të thyejë prangat e shekujve shkuar
e mure të reja të ngrejë sërish,
të rendë, të rendë, të ikë sa më larg
‘unin e tij, në mund të braktisë
vetveten e burgosur nga kthetrat të shpëtojë
e në krahë engjëjsh përjetë të flutrojë.

@agronshele

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s