Udhëtari që kërkonte kohën / Poezi nga Adriatik Jaçe

Poezi nga Adriatik Jaçe
 
 
Udhëtari që kërkonte kohën
 
Trarët e hënës ndriçuar nga çatia e shqyer vidhnin dritën e diellit kokoroz
dhe hija e tyre e parcelizonte tokën.
Sa i lëvizshëm ky dielli sot!
Sa në një breg..
Sa në një fushë..
Eh kot nuk thonë “yll”
Matanë brigjeve dhe dunave të rrërës që ndanin kufijtë e padukshëm të kohës,
hidhte një vështrim të paturpshëm e të kuqeremntë
Lyente kokrizat e rërës së ftohtë dhe i nxehte në ekstazë.
Në përthyrjet e erta të harqeve uliksiotë rridhte rëra në shushërimën e flladit që vinte ëmbëlsisht duke lënë shënjat e një gjarpri të shastisur.
Matanë kalonte një rrëke.
Një rrëke që nuk dihet nga e kishte rënjën
Dilte aty papandehur në një gur të përhimte.
Dhe rrëshqiste në taka në tortuarin që humbiste disa kilometra më tutje bashkë me rrjedhën.
Një gjethe mbuloi për pak objektivin e kamerës dhe e zik- zaki pamjen që kapte syri .
Qëndroi pak, e bëri të kafenjtë në të murme…
Atë çfar mbeti e la të hirtë e të lëbyrtë.
Harta e djersë tashmë kishte krijuar konture të kripura.
Dhe hauzet pluskonin një lagështi që të neveriste.
Oh sa nevojë kishte për pak ujë!!!
Dhe vrapoi duke u shtrirë mbi rrëkenë, ajo rudhi buzët por filloi ta lëpinte dhe ta lagte duke përcjellë poshte kripën që nxirte nga tretja…
E aty rilindi një pamje tjeter, një njeri u rishfaq i etur që të riecte….
Duke kërkuar që kripa të shfaqej dhimbshëm dhe të vizatonte hartat e ecjes.
Dielli i pakënaqur dogji dhe fitilin e fundit dhe u shuajt duke u zverdhur në ikje…
Ai ecte dhe kërkonte kohën….
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s