Poezi nga Etleva Petriti

Poezi nga Etleva Petriti
 
 
***
 
Dikush e rrězoi pa dashur,
edhe pse më parë, fort e pat shtrënguar.
Mos vallë gjembat zemren prekën dhimbshëm?
Apo lodhja rrugës e humbi besimin.
 
Ndoshta faj nuk ishte veç te trëndafili
prej shekujsh e mbajtën, si dhuratë në duar
Duke ju përulur, si të ish hyjni
dashurinë donin ta kishin përjetësi
 
 
 
Fshehtas me jetën!
 
Sa vite shkuan fshehur në ditar
dhe lotët e derdhur preknin në çdo plage,
gëzimet përkëdhelur sikur era flokët
në Zemër çdo filiz shprese përflakur.
 
Oh, s’dua të kthej kokën pas në gërmadha,
mos më detyro të hap plagë të reja
dhe kujtimet e shkuara, të gjitha i fshiva
tashmë në detin blu çelësin vërtita…
 
Ma ruaj buzëqeshjen, njëlloj si në përralla,
shumë rrugë të thepisura kaptova, sfilitur,
as kafshët e egra, s’ më trembin sa njeriu,
pse ngjyrat e jetës, fshehin kaq shumë dhimbje.
 
 
 
Eci mbi vite!
 
Peshën e diellit për një çast e mbajta
Aromën e kujtimeve përcolla mbi supe
Freskinë e luleve ku thurja kurorë
Një degëz të rrëzuar prej shiut më tutje…
 
Zërat e zogjve teksa i cicërojnë dashurisë
Zhurmën e tokës Mëmë në këtë muaj
Lotët Mërgimtarë tek porta e Fëmijërisë
Mallin e largësisë, oh sa shumë e vuaj !
 
Rrudhat tek qëndisin ballin përmalluar
Të vegjlit që rriten krejt pa i kuptuar,
Uji i burimit rrjedh zhurmshëm për çudi
më ndalon kujtesën, më rikthen fëmijë.
 
Hapat përkëdhelin tokën e bekuar
Zemra sa nuk çahet, dashuri e parë,
Thonë ndjenja e pastër mbetet gur i çmuar
Sa herë që gërmoj rrënjët, aty nxjerr thesar!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s