Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime “Propozim në qiell” të autorit Sami Milloshi

 Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime “Propozim në qiell” të autorit Sami Milloshi

Autor: Sami Milloshi
Titulli: Propozim në qiell

© Copyright: Sami Milloshi
Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura me ligj dhe të rezervuara prej autorit. Riprodhimi i librit, qoftë edhe në forme ̈të pjesshme, është i ndaluar. Nuk mund të kopjohet asnjë pjesë teksti, pa lejen dhe miratimin paraprak të autorit, i cili është mbajtës i vetëm i të drejtës së botimit, përveç rasteve kur kjo e drejtë
lejohet qartazi nga ligji.

Redaktor,
organizimi grafik,
kopertina,
Arben Bllaci
Tiranë 2018

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2018
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

Të gjitha librat e botuara te Shtëpia Botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Milloshi, Sami
Propozim në qiell : tregime / Sami Milloshi ;
red. Arben Bllaci. – Tiranë : Ada, 2018
124 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-25-6
1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela
821.18 -32

 

ATDHE I VETËM ARTISTIK

“Nuk është kurrë vonë për të qenë ai që duhej të ishe!”.
Xh. Elioti kështu thotë. Herë pas here te ky mendim vezullon një e vërtetë. E pohon edhe Sami Milloshi. I treti, i përtërimi. I vetëzbuluar tash së voni. Dy të tjerët janë poeti e gazetari. Ia kam lexuar tregimet në profilin e tij në feisbuk. Të shkurtër. Herë-herë të brishtë, plot delikatesë, si “fustanet e gruas”. Fjala i rrjedh pa e urdhëruar. Me një sinqeritet artistik që çarmatos.
“- Pengu im… Më vdiq në duar Richard, shoku më i dashur, kur po sulmonim pranë Kandaharit. Nuk arrita t’a shpëtoj dot…
– Kam edhe unë peng, James. Kur u var një poet në mes të qytetit tonë, unë heshta…”.
Emrat e personazheve shpesh i ka të njëmendtë, realë, aq i dëlirë është rrëfimi. Druhet se në i ndryshoftë emrat,
tregimi del nga jeta, ngujohet në katranzë,* mbetet pa ajër, i zihet fryma aty. Thellësisht njerëzore këto rrëfenja. Edhe kur flet për kopshtin, për qenin a për kokrrën e shegës, aty është njeriu. Jo ai i veseve dhe mbrapshtive pa fund të kësaj bote të zvetënuar. Tjetri, njeriu me shkronjë të madhe. I rralli. E për këtë arsye, i kërkuari, i çmuari. Hapësirën artistike e mbush bota e tij. Siç i mbush drurët në pranverë
bota e lëngët e mushtit që gëlon nën lëvore…
Gjetje të thjeshta. Zgjidhje të befta, si fluturim zogjsh me frushullimë nëpër degë. “Ora e murit” më ka kujtuar “Dhuratat” e O’Henrit. Asnjë simetri, sigurisht. Por të njëjtat
shoqërime idesh, e njëjta vetëtimë e artit, për fuqinë e tejjetshme të dashurisë. Vajza e “Dhuratave” shet flokët tepër të bukur me i ble zinxhir të dashurit për orën e artë.
Ndërsa ai larg, bash atë minutë është duke shitur orën e artë me i blen asaj kapëse për flokët tepër të bukur. Të dy mbetën
pa flokët e praruar të saj, pa orën e florinjtë të tij, por të dy kanë botën! Te “Ora e murit” syri këqyr nga një dritare tjetër. Orëndreqësi në zë, japonezi Yoshi, dorëzohet, nuk është i zoti me e ndreqë një orë.
“Se akrepi i orëve nuk mund të punojë, po nuk punoi edhe akrepi i minutave. As akrepi i minutave nuk punon, po heshti akrepi që tregon orën. Ju nuk ma thatë këtë, kur sollët orën…”. Çfarë nuk i thanë orëndreqësit të famshëm
japonez, kur i çuan orën?
Krijimtaria e shkrimtarëve që lënë vendin në moshë të pjekur, edhe kur shpërthen, shpesh mbetet e kapur fort pas atdheut. Një farë pengu i tyre.
Bota e tregimit, e ngjallur te Sami Milloshi është peng i vetvetes. Lundron në atdheun e dytë, po aq natyrshëm sa në të parin. I bashkon të dy brigjet në një atdhe të vetëm artistik.
Te Samiu i tretë, përtërimi.
I vetëzbuluar tash së voni.

MEHMET ELEZI
21 maj 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s