Një jetë në udhëkryq 3- 4 (Pjesë nga romani në proçes shkrimi) / Nga Lela

Një jetë në udhëkryq 3- 4

(Pjesë nga romani në proçes shkrimi)

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Kujtesa i ëmbëlsonte kujtimet Frosinës. Përpiqej të vazhdonte të mohonte vdekjen e përhershme të djalit , në shkretëtirën e shpirtit të saj.Marjeta arrinte të lexonte shpirtin e Frosinës duke i peshuar më së miri qortimet por nganjëherë dhe e përgëzonte ,në varësi të veprimeve të saj.Marjeta hapi sirtarin e komosë për të marrë diçka që tashmë s’po kujtohej se pse e çfarë kërkonte. “ O Zot ! Sa harraqe jam bërë dhe unë!Gjykoi veten.Sytë e saj u ndeshën me dëftesën e Kostës.Largimi i tij i kishte errësuar qartësinë,memorjen,gjithçka ishte ndryshe për atë. I dukej vetja e braktisur,i kishte ikur dashuria më e madhe e saj, Ai shpesh matej ta quante ” mama” . Në brendinë e saj ndjehej jetime dhe shpesh e shprehte të qenurit jetime me agresivitet.Ndjente se askush më, nuk do të qeshte me të e nuk do t’i tregonte më besim tek ajo duke i rrëfyer ëndrrat e bukura rinore, dashuriçkat, çapkënlliqet siç ja tregonte ai, që qeshnin e lumturoheshin deri mbrëmjeve të vona.Kishte fituar një “çertifikatë mosndëshkimi” nën kujdesin e mbrojtjen e saj. E ndjente dhembshurinë, privilegjin, dashurinë e saj dhe tifozllëkun që bënte për atë.I pari në listë për Marjetën ishte Kosta.Ajo mundohej t’a fshihte dëshpërimin pas një maske se nuk duhet vetëm të qurravitesh,por duhet gjendur forcë e kurajo për t’a mposhtur dhimbjen.Imagjinonte se një mëngjes do të zgjohej dhe do t’a gjente ulur buzë shtratit duke i pëshpëritur me humor ” ku- ku,gjumashe!”Nuk donte të shikonte jastëkun të mbytur në lotët e trishtimit.E përfytyronte se do t’a mbushte me puthje, me ato përqafimet e ngrohta ajo bukuri e brendshme e tij që reflektonte aq bukur në aparencë.Tashmë ajo ndjente se kishte humbur një parajsë.Sa herë e kujtonte Kostën, i përshkonin mornica shqetësimi në trup.Kohët e fundit, kishte marrë pronësinë e dhomës së ndenjjes,atje e informonte tezen e tij për çdo sekret, ku ngrohtësia e tyre i hapte një gropë në muret e skalitura të shpirtit tij.Ndërkohë ajo mbante frymën si të ishte një adoleshente e puthte në faqet e zgavruara.” O teze! Ty të kam si mami im!S’ka teze më të mirë në botë se ti! I kujtohej kur Kosta i shtrirë me parakrahun mbi ball,këndonte këngët e tij të preferuara greke,ndërsa ato italiane i kishte huazuar nga babai tij.Ajo Ndjente sikur një perde e rëndë plumbi e zezë kishte mbyllur brenda saj gëzimin e buzëqeshjen e cila nuk mund t’i kthehej përsëri,çka e mbante të varur në një botë imagjinare. I tha vetes se ai tashmë ka ikur përgjithmonë e nuk kishte kush në botë t’a zëvendësonte.Zhyti fytyrën në jastëkun e divanit,qau më në fund për fatin e tij dhe të saj. Njerëzit e saj aq të çmuar ishin rrëzuar si birila njëri pas tjetrit. Po thellohej ajo humnerë që kishte krijuar vdekja e mamasë, babait, motrës, e tre vëllezërve të saj dhe kjo e Kostës.Kur uleshin në tryezë për të ngrënë,ishte çasti më i keq,sepse i kujtohej që gjithçka që shtrohej në tryezë ishte e porositur më parë nga Kosta,nga preferencat e tij.Ndjente një ndjesi tronditëse. Çdo raport ka një nuancë zotëruese dhe e tyre ishte fiksuar te makina e verdhë.Iu kujtua Kosta,i cili ndërsa eksploronte faqet e revistave për marka të ndryshme makinash,kishte kërcyer nxitimthi nga vendi ku qëndronte në kolltuk gati sa nuk i kishte rënë me të pasmen e dorës njërit prej mysafirëve që ishte ndodhur aty.Revista kishte rënë përtokë. Ishte përkulur për t’a marrë,” Ja mami,kjo është makina që e kam fiksim,apo s’paska dhe ngjyrën fiks si e dua unë ,të verdhë të fortë” !Ajo u prek,ngriti supet e mbeti pafjalë. Tezja ndjeu trishtimin e të motrës që nuk arrinte t’i plotësonte një ëndërr djalit të saj të sëmurë. U pais me një buzëqeshje të shtirur duke i thënë Kostës: ” A jam dhe unë mami yt?Atëherë, do t’a blej unë makinën e verdhë pa një e pa dy.” Atij, iu duk sikur humbi një llojë forme burrërore,duke u kthyer në një shfrytëzues.Kjo ishte një nga tiparet e personalitetit tij. U përqëndrua te puna e lodhshme që bënte tezja për të siguruar jetesën e saj e tashmë po mendonte ajo për qejfet e tij. Njerëzit e Frosinës me një sens humanizmi që i karakterizonte,motra, vëllezër dhe nipi i saj u organizuan dhe së fundi ëndrra u realizua. Makina e verdhë u gjend në oborrin e tij. 

Dihet se nga fatkeqësitë, në bazë të një klasifikimi hipotetik, meriton më shumë vendin e parë ,humbja e parakohshme e fëmijës. Frosina si e tillë kërkonte në çdo kohë të ndjente vuajtje duke u bashkuar kështu me vuajtjet që përjetonte i biri.Kishte tmerrësisht nevojë të vuante sëbashku me të.Çdo gjë mund të zëvendësohet e pranohet por, ” biri i vetëm i nënës “, jo! Dëgjo moj grua,si sot kemi qenë në stadium,të kujtohet? .- i foli i shoqi Frosinës.
Atë të dielë pranverore , babai Kostës propozoi papritmas një ekskursion diku nga periferia. Nëna pranoi. Ata të dy qeshën paksa. Frosina e gjorë nuk e dinte se atë ditë kishte ndeshje,luante pikërisht skuadra e zemrës së Kostës,Paoku.Pasi bënë një rrugë jo shumë të gjatë, u ulën në një kafe.Pronari hapi televizorin ku u shfaq reklama e ndeshjes. .Ishte hera e parë në jetën e saj, që ajo do gjendej në shkallët e stadiumit. ” Mami,ti ngulmove të dilnim së bashku, por mua më erdhi keq t’a prishja dhe mendova që të vije dhe ti me ne. Do të kënaqesh kur të më shohësh mua në fushë. Besoj do të bësh tifo? ” ” Si ,ti do të luash”?! Zemra ime sa më gëzove!” Lëre sesa kënaqësi morën ata atë ditë! Kujtonin atë ditë shpesh kur Kosta i lutej Zotit që ti jepte mundësinë për të bërë një gol. Ky gol do të ishte një kënaqësi për mamin e tij.Fati ishte me atë atë ditë. Gjuajti topin dhe drejtë e në rrjetë. U dëgjua një shpërthim kolektiv që vijoi, ndërsa ai kryqëzoi duart dhe sytë i drejtoi nga qielli,: “Faleminderit Zot!- ulëriti duke u gjunjëzuar. Frosinës ,aq shumë iu drodh stomaku nga emocionet ,sa për një javë nuk hante dot.Çdo ditë dëfrehej me radiokronikat me zë të lartë, e bashkë me të dhe muret e dhomës së ndenjes,ndërkohë tundte shallin bardhë e zi me simbolin e Paokut.Kudo nëpër shtëpi shihje të varur flamurin shqiptar dhe atë të Paokut.Kur e ndjente veten se kishte humbur, gjente prehje në krahët e nënës.
Frosina kishte dal një pasdite në ballkon dhe stërmundonte trurin për të gjetur përgjigje . Pse pikërisht ajo kishte atë fat? Papritmas nga pas shpatullave u dëgjua zëri i të bijës Milva: ” Hë mami,ç’po bën këtu vetëm? ” Herë pas here i flisnin të mos e mbante mendjen vetëm aty se ndryshe kërcënohej nga ndonjë krizë nervore,tension.Sytë e saj shikonin prej andej, të vetmin horizont atë të jetës së tij.
Çdo gjë e përjetonte si ndëshkim,privonte veten nga çdo lloj argëtim,kishte kaluar në një dimension të padepërtueshëm e të pa kapërcyeshëm.Duheshin nerva të çelikta ti mbushje mendjen që të dilte për një kafe qoftë dhe aty pranë pallatit.Milva po qëndronte në këmbë duke pritur mamanë që të ngrihej nga ballkoni ,ishte përvjetori i Kostës.” Sh- sh – …” i’a bëri dhe nuk lëvizi nga vendi.Për atë, asnjë fjalë nuk duhej folur,vetëm rreth tij.
— Mami,bleva lule artificiale, sepse rrojnë më tepër,ja e morëm dhe foton dhe një vazo për të vendosur lulet.Asgjë nuk i pëlqente kur vinte puna për sendet që do të viheshin te varri i tij.
— “Ç’janë këto lule? Kisha gjithë atë filiz të njomë, vetëm lule të freskëta dua t’i çoj,dëgjove? Çfarë qetësie zotëronte në atë vend mistik! Bënë homazhet atë ditë dhe u kthyen në shtëpi. Milva u largua në shtëpinë e saj e Frosina mbeti vetëm. Mori një disk për të maskuar zërin e saj, ulërimat. Po i çahej gjoksi nga pesha e gjatë që po mbante pa nxjerrë atë drithërimë e helm.Mori shallin e Kostës në dorë dhe ja nisi ashtu si e komandonte zemra. Por shpejt papritmas dera u hap . Milva,e gjeti me fytyrë të skuqur e me shallin e tij në dorë.
— “Ti je çmëndur.Do t’i them babit kur të kthehet.”Ishte mbuluar e tëra në djersë. Ajo mënyrë ishte kënaqësia dhe dëfrimi i saj.Milva nuk i duronte dot ato lotë të nënës,i ngjasonin me një përbindësh shpirti të cilat i sillnin dhimbje. E urrente të vërtetën e madhe që tashmë ishte e vetme pa vëlla dhe lotët i gurgullonin . — Ti mami don të vetëshpartallohesh, këtë qëllim i ke vënë vetes,– fliste me kriza nervozizmi.Ti kurrë s’ke menduar për mua.Pa mendo se mund të sëmuresh dhe ti,çfarë do ndodhë më pas me mua? U ul pranë nënës dhe lotët nuk po i mbante dot. Iu kujtua Kosta që nuk i duronte dot lotët e saj,” janë përbindëshat e shpirtit,”- i thonte. Mund të parandalonte botën që të mos i sillnin dhimbje motrës, se ndryshe hëë! Ishte udhëheqësi i saj për të dalë nga çdo lloj situate, për të mos përjetuar qoftë dhe një dhimbje sado të vogël motra.Milvës ju kujtuan kërkesat e tij kur ja kushtëzonte: ” Dëgjo motra,do dalim nga dritarja tani,se mami po vonon,dua të luaj” . ” Jo, mami na ka mbyllur me çelës që të mos dalim pa ardhur ajo ose babi” . “Çelësin e ka teta Mira,ja la porosi mami, të vij të na kontrolloj”.- “Hajde, se po nuk dolëm, unë e ndjej se mund të më merret fryma,sëmurem” .Gjëja që duhej të bënte nuk ishte asnjëherë e njëhta, por gjithnjë shoqëroheshin menjëherë me pendim. Bënë si bënë dhe dolën nga dritarja duke menduar se u shkëputën nga “bota e izolimit” ,sipas tij.Vrapoi pas një rrugice të ngushtë,ndërsa ajo pas tij.Kur Frosina vjen nga puna,mori çelësin Mirës,fqinjës, duke e falenderuar për kujdesin e fëmijëve. ” Janë brenda, do të jenë në gjumë, se nuk janë ndjerë” – i kishte thënë Mira.Ajo u tmerrua kur nuk i gjeti . Vuri re dritaren e hapur.Filloi të gulçonte gjithë dëshpërim.Fëmijët janë njerëz seriozë i marrin gjërat seriozisht çfarëdo që ti thuash dhe nuk i durojnë shakatë dhe nuk e njohin të pavërtetën.Kujtojnë se shakatë kthehen herët apo vonë në realitet. Milva vuri paksa buzën në gaz,kur kujtesa e solli në vete,ju kujtua përgjigja që kishte dhënë mamit ,” ikëm nga penxherja se ndryshe do sëmurej Kosta nga fryma”.” Ah mor Kosta,shpirti motrës, sa mall kam!” Një jetë në udhëkryq 3–4. Pjesë nga romani im i katërt

Kujtesa i ëmbëlsonte kujtimet Frosinës. Përpiqej të vazhdonte të mohonte vdekjen e përhershme të djalit , në shkretëtirën e shpirtit të saj.Marjeta arrinte të lexonte shpirtin e Frosinës duke i peshuar më së miri qortimet por nganjëherë dhe e përgëzonte ,në varësi të veprimeve të saj.Marjeta hapi sirtarin e komosë për të marrë diçka që tashmë s’po kujtohej se pse e çfarë kërkonte. ” O Zot ! Sa harraqe jam bërë dhe unë!Gjykoi veten.Sytë e saj u ndeshën me dëftesën e Kostës.Largimi i tij i kishte errësuar qartësinë,memorjen,gjithçka ishte ndryshe për atë. I dukej vetja e braktisur,i kishte ikur dashuria më e madhe e saj, Ai shpesh matej ta quante ” mama” . Në brendinë e saj ndjehej jetime dhe shpesh e shprehte të qenurit jetime me agresivitet.Ndjente se askush më, nuk do të qeshte me të e nuk do t’i tregonte më besim tek ajo duke i rrëfyer ëndrrat e bukura rinore, dashuriçkat, çapkënlliqet siç ja tregonte ai, që qeshnin e lumturoheshin deri mbrëmjeve të vona.Kishte fituar një “çertifikatë mosndëshkimi” nën kujdesin e mbrojtjen e saj. E ndjente dhembshurinë, privilegjin, dashurinë e saj dhe tifozllëkun që bënte për atë.I pari në listë për Marjetën ishte Kosta.Ajo mundohej t’a fshihte dëshpërimin pas një maske se nuk duhet vetëm të qurravitesh,por duhet gjendur forcë e kurajo për t’a mposhtur dhimbjen.Imagjinonte se një mëngjes do të zgjohej dhe do t’a gjente ulur buzë shtratit duke i pëshpëritur me humor ” ku- ku,gjumashe!”Nuk donte të shikonte jastëkun të mbytur në lotët e trishtimit.E përfytyronte se do t’a mbushte me puthje, me ato përqafimet e ngrohta ajo bukuri e brendshme e tij që reflektonte aq bukur në aparencë.Tashmë ajo ndjente se kishte humbur një parajsë.Sa herë e kujtonte Kostën, i përshkonin mornica shqetësimi në trup.Kohët e fundit, kishte marrë pronësinë e dhomës së ndenjjes,atje e informonte tezen e tij për çdo sekret, ku ngrohtësia e tyre i hapte një gropë në muret e skalitura të shpirtit tij.Ndërkohë ajo mbante frymën si të ishte një adoleshente e puthte në faqet e zgavruara.” O teze! Ty të kam si mami im!S’ka teze më të mirë në botë se ti! I kujtohej kur Kosta i shtrirë me parakrahun mbi ball,këndonte këngët e tij të preferuara greke,ndërsa ato italiane i kishte huazuar nga babai tij.Ajo Ndjente sikur një perde e rëndë plumbi e zezë kishte mbyllur brenda saj gëzimin e buzëqeshjen e cila nuk mund t’i kthehej përsëri,çka e mbante të varur në një botë imagjinare. I tha vetes se ai tashmë ka ikur përgjithmonë e nuk kishte kush në botë t’a zëvendësonte.Zhyti fytyrën në jastëkun e divanit,qau më në fund për fatin e tij dhe të saj. Njerëzit e saj aq të çmuar ishin rrëzuar si birila njëri pas tjetrit. Po thellohej ajo humnerë që kishte krijuar vdekja e mamasë, babait, motrës, e tre vëllezërve të saj dhe kjo e Kostës.Kur uleshin në tryezë për të ngrënë,ishte çasti më i keq,sepse i kujtohej që gjithçka që shtrohej në tryezë ishte e porositur më parë nga Kosta,nga preferencat e tij.Ndjente një ndjesi tronditëse. Çdo raport ka një nuancë zotëruese dhe e tyre ishte fiksuar te makina e verdhë.Iu kujtua Kosta,i cili ndërsa eksploronte faqet e revistave për marka të ndryshme makinash,kishte kërcyer nxitimthi nga vendi ku qëndronte në kolltuk gati sa nuk i kishte rënë me të pasmen e dorës njërit prej mysafirëve që ishte ndodhur aty.Revista kishte rënë përtokë. Ishte përkulur për t’a marrë,” Ja mami,kjo është makina që e kam fiksim,apo s’paska dhe ngjyrën fiks si e dua unë ,të verdhë të fortë” !Ajo u prek,ngriti supet e mbeti pafjalë. Tezja ndjeu trishtimin e të motrës që nuk arrinte t’i plotësonte një ëndërr djalit të saj të sëmurë. U pais me një buzëqeshje të shtirur duke i thënë Kostës: ” A jam dhe unë mami yt?Atëherë, do t’a blej unë makinën e verdhë pa një e pa dy.” Atij, iu duk sikur humbi një llojë forme burrërore,duke u kthyer në një shfrytëzues.Kjo ishte një nga tiparet e personalitetit tij. U përqëndrua te puna e lodhshme që bënte tezja për të siguruar jetesën e saj e tashmë po mendonte ajo për qejfet e tij. Njerëzit e Frosinës me një sens humanizmi që i karakterizonte,motra, vëllezër dhe nipi i saj u organizuan dhe së fundi ëndrra u realizua. Makina e verdhë u gjend në oborrin e tij.

Dihet se nga fatkeqësitë, në bazë të një klasifikimi hipotetik, meriton më shumë vendin e parë ,humbja e parakohshme e fëmijës. Frosina si e tillë kërkonte në çdo kohë të ndjente vuajtje duke u bashkuar kështu me vuajtjet që përjetonte i biri.Kishte tmerrësisht nevojë të vuante sëbashku me të.Çdo gjë mund të zëvendësohet e pranohet por, ” biri i vetëm i nënës “, jo! Dëgjo moj grua,si sot kemi qenë në stadium,të kujtohet? .- i foli i shoqi Frosinës.
Atë të dielë pranverore , babai Kostës propozoi papritmas një ekskursion diku nga periferia. Nëna pranoi. Ata të dy qeshën paksa. Frosina e gjorë nuk e dinte se atë ditë kishte ndeshje,luante pikërisht skuadra e zemrës së Kostës,Paoku.Pasi bënë një rrugë jo shumë të gjatë, u ulën në një kafe.Pronari hapi televizorin ku u shfaq reklama e ndeshjes. .Ishte hera e parë në jetën e saj, që ajo do gjendej në shkallët e stadiumit. ” Mami,ti ngulmove të dilnim së bashku, por mua më erdhi keq t’a prishja dhe mendova që të vije dhe ti me ne. Do të kënaqesh kur të më shohësh mua në fushë. Besoj do të bësh tifo? ” ” Si ,ti do të luash”?! Zemra ime sa më gëzove!” Lëre sesa kënaqësi morën ata atë ditë! Kujtonin atë ditë shpesh kur Kosta i lutej Zotit që ti jepte mundësinë për të bërë një gol. Ky gol do të ishte një kënaqësi për mamin e tij.Fati ishte me atë atë ditë. Gjuajti topin dhe drejtë e në rrjetë. U dëgjua një shpërthim kolektiv që vijoi, ndërsa ai kryqëzoi duart dhe sytë i drejtoi nga qielli,: “Faleminderit Zot!- ulëriti duke u gjunjëzuar. Frosinës ,aq shumë iu drodh stomaku nga emocionet ,sa për një javë nuk hante dot.Çdo ditë dëfrehej me radiokronikat me zë të lartë, e bashkë me të dhe muret e dhomës së ndenjes,ndërkohë tundte shallin bardhë e zi me simbolin e Paokut.Kudo nëpër shtëpi shihje të varur flamurin shqiptar dhe atë të Paokut.Kur e ndjente veten se kishte humbur, gjente prehje në krahët e nënës.
Frosina kishte dal një pasdite në ballkon dhe stërmundonte trurin për të gjetur përgjigje . Pse pikërisht ajo kishte atë fat? Papritmas nga pas shpatullave u dëgjua zëri i të bijës Milva: ” Hë mami,ç’po bën këtu vetëm? ” Herë pas here i flisnin të mos e mbante mendjen vetëm aty se ndryshe kërcënohej nga ndonjë krizë nervore,tension.Sytë e saj shikonin prej andej, të vetmin horizont atë të jetës së tij.
Çdo gjë e përjetonte si ndëshkim,privonte veten nga çdo lloj argëtim,kishte kaluar në një dimension të padepërtueshëm e të pa kapërcyeshëm.Duheshin nerva të çelikta ti mbushje mendjen që të dilte për një kafe qoftë dhe aty pranë pallatit.Milva po qëndronte në këmbë duke pritur mamanë që të ngrihej nga ballkoni ,ishte përvjetori i Kostës.” Sh- sh – …” i’a bëri dhe nuk lëvizi nga vendi.Për atë, asnjë fjalë nuk duhej folur,vetëm rreth tij.
— Mami,bleva lule artificiale, sepse rrojnë më tepër,ja e morëm dhe foton dhe një vazo për të vendosur lulet.Asgjë nuk i pëlqente kur vinte puna për sendet që do të viheshin te varri i tij.
— “Ç’janë këto lule? Kisha gjithë atë filiz të njomë, vetëm lule të freskëta dua t’i çoj,dëgjove? Çfarë qetësie zotëronte në atë vend mistik! Bënë homazhet atë ditë dhe u kthyen në shtëpi. Milva u largua në shtëpinë e saj e Frosina mbeti vetëm. Mori një disk për të maskuar zërin e saj, ulërimat. Po i çahej gjoksi nga pesha e gjatë që po mbante pa nxjerrë atë drithërimë e helm.Mori shallin e Kostës në dorë dhe ja nisi ashtu si e komandonte zemra. Por shpejt papritmas dera u hap . Milva,e gjeti me fytyrë të skuqur e me shallin e tij në dorë.
— “Ti je çmëndur.Do t’i them babit kur të kthehet.”Ishte mbuluar e tëra në djersë. Ajo mënyrë ishte kënaqësia dhe dëfrimi i saj.Milva nuk i duronte dot ato lotë të nënës,i ngjasonin me një përbindësh shpirti të cilat i sillnin dhimbje. E urrente të vërtetën e madhe që tashmë ishte e vetme pa vëlla dhe lotët i gurgullonin . — Ti mami don të vetëshpartallohesh, këtë qëllim i ke vënë vetes,– fliste me kriza nervozizmi.Ti kurrë s’ke menduar për mua.Pa mendo se mund të sëmuresh dhe ti,çfarë do ndodhë më pas me mua? U ul pranë nënës dhe lotët nuk po i mbante dot. Iu kujtua Kosta që nuk i duronte dot lotët e saj,” janë përbindëshat e shpirtit,”- i thonte. Mund të parandalonte botën që të mos i sillnin dhimbje motrës, se ndryshe hëë! Ishte udhëheqësi i saj për të dalë nga çdo lloj situate, për të mos përjetuar qoftë dhe një dhimbje sado të vogël motra.Milvës ju kujtuan kërkesat e tij kur ja kushtëzonte: ” Dëgjo motra,do dalim nga dritarja tani,se mami po vonon,dua të luaj” . ” Jo, mami na ka mbyllur me çelës që të mos dalim pa ardhur ajo ose babi” . “Çelësin e ka teta Mira,ja la porosi mami, të vij të na kontrolloj”.- “Hajde, se po nuk dolëm, unë e ndjej se mund të më merret fryma,sëmurem” .Gjëja që duhej të bënte nuk ishte asnjëherë e njëhta, por gjithnjë shoqëroheshin menjëherë me pendim. Bënë si bënë dhe dolën nga dritarja duke menduar se u shkëputën nga “bota e izolimit” ,sipas tij.Vrapoi pas një rrugice të ngushtë,ndërsa ajo pas tij.Kur Frosina vjen nga puna,mori çelësin Mirës,fqinjës, duke e falenderuar për kujdesin e fëmijëve. ” Janë brenda, do të jenë në gjumë, se nuk janë ndjerë” – i kishte thënë Mira.Ajo u tmerrua kur nuk i gjeti . Vuri re dritaren e hapur.Filloi të gulçonte gjithë dëshpërim.Fëmijët janë njerëz seriozë i marrin gjërat seriozisht çfarëdo që ti thuash dhe nuk i durojnë shakatë dhe nuk e njohin të pavërtetën.Kujtojnë se shakatë kthehen herët apo vonë në realitet. Milva vuri paksa buzën në gaz,kur kujtesa e solli në vete,ju kujtua përgjigja që kishte dhënë mamit ,” ikëm nga penxherja se ndryshe do sëmurej Kosta nga fryma”.” Ah mor Kosta,shpirti motrës, sa mall kam!”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s