Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani

 

MË DUAJ PAK

Mbaj mend ditën e parë dhe
shtrëngimin e dorës sate
atë puls dore që të rrahte njejtë
krejtësisht njëjtë me zemrën time
ishte dita e parë kur u zumë në sy
një kohe zjarri që digjej mes nesh
dhe, të njëjtën ditë i lidhur
me byzylyk duarsh tua të vakëta
u betova pa më dëgjuar askush
thash duke mërmëritur me vete:
sot je flaka ime më e fortë se dielli
do të dua dhe nuk do t’ju jap askujt
ti do të jesh e gjithë bota për mua
nga frika se do të humbas
të thash prapë
të thash pa më dëgjuar njeri
gjithnjë nga frika të thash:
mos më duaj shumë
më duaj pak e për merak
por përgjithmonë!

 

GËZUAR DHIMBJE

Dhimbjen për dashurinë e ikur…
nuk duhet ta lëmë kurrë vetëm
ajo duhet puthur në buzët e vajit
ditën dhe natën e dhimbjeve për të
sepse, dhimbja nga dashuria,
meriton një të gëzuar të madhe
bile, një të gëzuar të zëshme
matanë e përtej dhimbjes për të..!

Gëzuar e dashur!

 

PIKË FATI

Desha

pikë
një
pikë
vetëm
një
pikë
bojë
midis
teje
dhe
fatit
tënd
asgjë

shumë
vetëm
një
pikë

kuqe
midis
teje
dhe
fatit
tim
asgjë

shumë

Remzi Lim@ni

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s