DASHURI NË HESHTJE / Poezi nga Elona Tabaku

DASHURI NË HESHTJE

Në dritare rri e vështroj
Këtë shi që tokën lanë
Mes pikave ty të kërkoj
Sa dua të t’kemë pranë.

Më dehu buzëqeshja jote
Si verë shumë vjeçare
Gjithë yjet e kësaj bote
Rrotull teje hidhnin valle.

U dashurova me ty si një fëmi’
Çdo natë të shihja në ënderr
Si nuse e stolisur ti
E unë i veshur si dhëndërr.

Për ty kam ndënjur pa gjumë
Princesha ime hyjnore
Të doja çdo ditë e më shumë
Ah, ishte dashuri përrallore.

Përrallë kjo ndjenja jone
Por jo me fund të lumtur
Dhe atëherë kur çdogjë mbaronë
Kujtohesh për atë çfar ke humbur.

Ku shkoi vështrimi yt.?
Buzëqeshja jote, ku shkoi.?
Ky lot që më del nga syt
Zemrën seç ma helmoi.

E si të mos qajë vallë
Ku nga të dashur u bëmë të huaj
Jam i vdekur ndër të gjallë
Veç Zoti e di se sa vuaj.

Shpirtin dhe zemrën m’i more
Më more dhe fjalën TË DUA!
Ëndrrat tona i shkatërrove
Vramë më mirë dhe mua.

U ndamë si dy gjethe vjeshte
Që era i shpërndau nëpër gurë
Njëri-tjetrin dashurojmë në heshtje
Ndonëse bashkë s’do jemi më kurrë.

 

Elona Tabaku

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s