Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Si lotët e grave
 
Vranësirat e largëta i shtuan ankthet .
Qiejtë janë larguar disi .
Distancash tjetërsuar shfaqen,
trille të pa kjarta gjithësesi .
 
Mungesë fryme ndihet së largu,
nën këta qiej të nderë .
Kjo pamje me trajta tinzare,
duket krejtë e pa vlerë .
 
Nën këta qiej të nderë,
më pikojnë ca pika shiu mbi faqe
e ashtu shpejt e shpejt avullojnë,
si lotët fshirë, fshehuraçkazi, të grave .
 
 
 
Aty është zotërimi i tokës
 
Buzët e tua o grua,
zanafillë dhe pafundësi dëshirash,
më shtyjnë drejtë parajsës dhe ferrit.
Kjo etje nuk mund të kuptohet ndryshe,
as të shuhet nga këta qiej të dehur .
 
Kjo portë më çon në parajsë
edhe në ferrin që djeg,
aty, ku gjënden të gjitha kuptimet,
ku bota qëndron pa u shëmb .
 
Aty, janë qiejtë e dëlirë,
përhumbja dhe ekuilibri .
Aty, është zotërimi i tokës nga e para,
ku lëmë puthjet dhe ikim .
 
 
 
Heshtjet
 
Heshtjet u përhumbën mbi det,
si mjergulla tej e tej,
në perëndimin e kësaj dite,
ku syri fundin nuk e sheh .
 
Tej perëndimeve të largëta,
ku humb kuptimi për të parë,
ku humb magjia e shikimit
aty, bën heshtja strehën e saj .
 
Heshtjet u përhumbën mbi det,
si turbullim i një mendimi,
aty, ku frymëmarja ngec,
si pezm, mbi muzgun që po bie.
 
 
 
Mbi natë
 
Kjo dritë që shuhet në fundin e ditës,
e ka një trishtim brënda,
si për të thënë se të gjitha fundet,
asnjëherë nuk janë të ëmbëla .
 
Mbi perëndim shket trishtimi,
si fletë e gjërë mbi ujë .
Mbulohet me gjithë këtë mbrëmje,
si për të mos u dukur kurrë .
 
U fshehën trishtimet nga brënda .
Gjithëçka duket e qetë .
Mbi natë ka vetëm natë
e bota, mbi të shket.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s