Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
SHKALLËT E FJALËS
 
Herë pas here
Fjalët kapen dorë për dore
Dhe ngjiten shkallëve të qiellit
Për të vajtur në planeta tjera
Duke na lënë të mahnitur e pa fjalë…
 
Shembullin e tyre e ndjekin mëkatarët
Që kapen dorë për dore
Për të zbritur shkallëve të skëterrës
Sepse mbeten të pandëshkuar në tokë…
 
Kush janë ata që s’janë
Dhe kush ishin ata që s’ishin…
Pyetje e koklavitur kjo
Për ata që kishin e s’kishin
Për fjalët që zgjohen nga gjumi
Dhe t’i japin shkallët e fuqinë
Të ngjitesh në majë të Sharrit
Për ta parë Shqipërinë…
 
 
 
PLANETI I FJALËVE
 
Vetëm përpara teje moj zanë Dardanie
E ndjej veten të qetë, të lirë e të shenjtë
Zëri yt porsi një tringëllimë violine
Dridhet duke shpërndarë dritë dashurie
Dritë e përkundur që sjell mjaltin e fjalëve
Me kushtrimin e bekuar: Eja se u dogja…
Në prezencën tënde e ndjej përjetësinë
E pavdekshme të bjeshkëve të larta
Që përngjiten me qiellin në univers…
Je si deti i përbujshëm me valë të qeta
Që ma sjell mëndafshin e çiltërisë sate…
Në qiell përpëliten yjet duke u dridhur
Në tokë mullinjtë e ujit e bluajnë grurin
Dhe misrin e fjalët që krijojnë dritën
E melankolisë sate që përleshet padashur
Me kohën rebele që na braktis e mahnit…
Vetëm në prezencën tënde ndizet flaka
Në brigjet e qiellit, atje ku digjet vapa
E shpirtrave me mendimet e fundit
Të atyre që u ngjitën në botën e panjohur
Për ta ndihmuar njerëzimin të niset
Drejt planeteve tjera për të shpëtuar
Nga fajtorët e mëkatarët e kësaj bote…
 
 
JETA E FJALËVE
 
Iku koha e kremtimeve të dimrit
Dhe vjen pranvera dalëngadalë
Acarin e dimrit duke e shkarkuar
Në brigjet e humnerës…
Bagazhi im është drita jote
Që depërton në shpirtin tim
Duke i shkarkuar vargjet
Në lëndinat e përjetësisë…
Rëra e detit shëmbëllen
Me bërthamat e fjalëve
Tmerri i përbashkët
Është vdekja që i shuan
Dritat e gjallërimit…
Brengat përzihen njëra me tjetrën
Fjalët tentojnë të ngjiten në qiell
Për ta përçuar mesazhin tonë
Kushtuar gruas, kohës e dashurisë…
Drita mbetet në qerpikët tu
Njerëzimi noton në kohë
Duke ëndërruar
Për një pleqëri pa brenga…
Agimet detrat ujërat dhe yjet
Jeta e përjetshme e gjesteve
Dhe e shprehjeve të përjetshme
Për misteret e grave të botës
Në rrugën kryesore të Ndërgjegjes…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s