UNË JAM NJË GRUA / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari
 
 
UNË JAM NJË GRUA
 
Unë jam një grua,
që më pëlqen të ul sytë çapkënçe mbi filxhan
kur gjerb çdo gllënjkë kafeje me delikatesë,
dhe ti diku më sheh i hutuar.
Unë jam një grua,
që më pëlqen të skuqem ëmbël nga shikimi yt i bukur,
të ndjej fluturat të më pushtojnë,
tek hapin krahët e borta thellë meje,
sapo ti zgjat duart dhe kërkon petalin e ngrohtë mbi buzë…
Unë jam një grua,
që më pëlqen të luaj mbi një tel violine,
të kërcej tango këmbëzbathur,
të cicëroj nëpër dhomëza si një laureshë…
të mbyll sytë dhe të ëndërroj
se ti majë gishtash do t’më gjesh ..
Unë jam një grua,
që më pëlqen të rend, të lagem
gjer në asht,
nga shiu i ngrohtë i pranverës
ja si këtë çast..
dhe peshën e shiut që rrjedh
ta ndjej në çdo pore, nën lëkurë,
ashtu siç ëndërroj të t’kem pranë vetes Ty,
të vetmin mashkull, të vetmin burrë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s