Autorja Manushaqe Toromani publikon vëllimin poetik ” Arratisur me muzgun”

Autorja Manushaqe Toromani publikon vëllimin poetik ” Arratisur me muzgun”

 

Manushaqe Toromani, si deshifrim i thellë i gjithë ngjyrimeve jetë.

Poezia është ndjesi që kalon të zakonshmen njerëzore dhe e ardhur përmes muzës krijuese dhe inspirmit del jashtë individualitetit për tu bërë më thirrmuese  e të prekë me frymë përmasat universale. Nuk do të mund të gjykoja ndryshe poezinë e autores Manushaqe Toromani, e cila kreativitetin krijues e mbështet tek vetë jeta,  për të shkëputur sentimentet e saj, për të dhënë botë nga bota e saj dhe ngjyrime pa fund, të cilat shafaqen më pas para lexuesit plot elokuence, dritë shpirti dhe ndjesi të thellë. Ajo që do veçoj në stilin dhe gjuhën e imazheve të kësaj autoreje është lehtësia  për të ndërthurur dhe natyralizuar fjalën artistike, si ide e thellë dhe mendësi bashkohore, si produkt ndërgjegjie por dhe mesazh i madh për të nesërmen. Vargjet e kësaj autoreje janë kryesisht të lira, krijojnë thyerje dhe ngrejnë kurba të larta emocionaliteti, përshkojnë hapësira të pafundme dhe shprehin largpamësinë e një autentiteti të plotformuar e me vizion të qartë për artin e shkruar. Publikimi i disa vëllimeve poetike dhe rritja e perfomancës pas çdo botimi tregon jo vetëm punën dhe përkushtimin e Manushaqes, por dhe qëndrimin elokuent rreth kësaj gjinie letrare, lidhje që tashmë është bërë e ndërsjelltë mes tyre dhe nxit pareshtur uinifikimin e vlerave më universale. Sigurisht përvojat dhe sprovat e kaluara kurajojnë përherë udhëtimin e saj me kohën, e rrëzojnë dhe e ringrejnë për të ecur sërish, e vdesin dhe ringjallin për të ndjekur misionin e ngarkuar, që në aspektin poetik është përherë filozofik dhe për më tepër një shteg i hapur drite, që të rrezatojë gjurmët dhe shenjat e vetë jetës së saj.

Vëllimi poetik “Arratisur me muzgun”i autores Manushaqe Toromani vjen si prelud dhe si e tillë rrezaton përherë kostelacionin e artit poetik, si një zë që ngrihet përmes fjalës, mbetur shpirtëzimit të saj  dhe deshifruar kuptimeve më të thella, atyre sa njerëzore po kaq dhe humane.

“Jo, jo vargun nuk e ndal,

as në dimër

mbyllur pranë oxhakut,

kur vetmia, më e mira mike

dëshiron  t’i them dy fjalë.

Nuk mund ta ndal vargun

Pranverës së çmendur,

harlisjes së natyrës,

pasioneve pa fre,

as netëve verore, pa hënë e yje,

kur botës kureshtare dua ti përvidhem.”

Poetja e ka të lidhur pazgjidhsmërisht pasionin me fjalën dhe në natyralizim të plotë me elementët natyrë, ajo njehëson gjendjen e përbrendshme një me dimrin vetmimtar, ku pranë oxhakut shpreh të pathënat e mëdha, por në antitezë të plotë ajo s’ mund të ndalet as në pranverën lule shumë, apo netët verore ku yjet prushëzojnë e mbushin magjinë shpirt.

Poezia e autoret karakterizohet kryesisht nga larmia jetë, nga nostalgjia për shtëpinë e vjetër, për lëndinat që prehen shpatullave të malit e zbardhojnë borën, për qytetin e braktisur dhe butikët që mbushen me manekina, por dhe për lirikën e thellë që ngre të tjera trazime e përcjell të tjera ndjesi.

“Kjo natë na fton në mëkat

lidhur pas saj kërkon të na mbajë,

pa dëshmitarë, pa hënë e yje

i trembet ditës lakuriqe.”

Në paralelizëm me mëkatin njerëzor, që s’ është asgjë më shumë veç një dashuri e thellë që përjetohet mbrëmjes më të vonë që i fshehet ditës lakuriqe, autorja shpreh botën e tërë të ndjenjave, pasionin e yjeve që digjen, bukurinë e vetë muzgjeve dhe dëshirën e madhe për tu ndierë, për të humbur ëndrrave të bardha e për të rendur përjetë drejt të nesërmes jetë.

Me vëllimin më të ri poetik autorja kërkon të vijë para lexuesit në një dimesion të ri, me kreativitet të plotë krijues dhe për më tepër si një zë që i thur himn lajmotivit jetë, për atë që kalon përmes spektrit sy dhe për ngjyrimet e pafundme që deshifrojnë vetë botën tonë.

Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet

 

Manushaqe Toromani (ELBASAN)

Manushaqe Toromani ka lindur në qytetin e Elbasanit.  Pas përfundimit të arsimit të mesëm kreu Universitetin “ Dhimitër Xhuvani”, Dega Gjuhë- Letërsi . Pasioni për poezinë ka qenë bashkëshoqëruese e jetës së saj,  aq sa arti i shkruar u shndërrua në domosdoshmëri dhe lajmotiv për të shprehur gjithë botën dhe vizionin në referim me gjithë proçesionin shoqëror. Nata, shiu, idili, mungesa, malli, erosi, brenga, trishtimi, ankthi, lagia (shiu ka lagur gjithçka), drita e akullt, zhveshja (më zhvesh me sy), këmbimi i pamjeve, imazheve, trajtave, kohëve, në një karsul ndjesishë të befta, e bëjnë poezinë e Toromanit të lexueshme me një frymë dhe nxisin reflektimin e thellë rreth aktit të saj poetik. Si një autore e gjendjeve impresioniste dhe moderniste, plot fantazi dhe kompleksion figurash e trajtash do arrinte që poezia e saj të kapte përmasat e duhura dhe të prezantohej e njihej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni por dhe shumë më gjerë , si një art estetik dhe universal.  Gjendjet e saj janë kujtesat, emocionet, përjetimet, ankthi dhe vetmia që poetja i ka marrë nga përjetimet individuale dhe i mbart si një kredo e anatemuar e brezit të saj, e kohës dhe bashkëkohësisë së saj.

Poezia e saj është një poezi e trazimeve dhe dyshimeve ekzistenciale, e mungesave dhe përjetimeve moderne, e ritmeve të përndezura që sjellin një kontrapunt gjendjesh dhe emocionesh të denja për një poezi që buron nga shpirti i thellë njerëzor dhe shkon drejt këtij shpirti, për të ushqyer pemën e tharë të tij.

Autorja ka publikuar këto vepra letrare:

Eja, të pres… ( poezi)

Ishte kohë për Dashuri… (poezi)

Ëndërr e mërguar (poezi)

Poezia e Manushaqe Toromanit  gjallon ndjeshmëri, mall dhe kujtesë, ëndërrim dhe klithje, trazim dhe etje. Ajo është një poezi që lexohet me një frymë dhe përjetohet po me një frymë si një zbulim, si një risi që sjell poezia e re shqipe, kudo që shkruhet dhe lexohet, në fonetekën e madhe të Letërsisë Shqipe.

Aktualisht jeton e punon në Tiranë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s