Kalendari poetik: Ada Negri (1870-1945) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ada NEGRI

Kalendari poetik: Ada Negri (1870-1945)

U lind më 3 shkurt 1870 Ada Negri, poete, shkrimtare dhe mësuese italiane. Mbahet mend si e para femër që u pranua në Akademinë e Italisë. Pati jetë të vështirë; i ati vdiq kur Ada qe një vjeçe, por në sajë të sakrificave të nënës arriti të mbarojë shkollën Normale Femnore dhe në vitin 1888 filloi punë si mësuese në shkollën fillore. Në atë kohë filloi edhe botimi i përmbledhjeve të para me poezitë e saj. Bëri emër menjëherë; me dekret ministror iu dha titulli ‘docent’ nga Instituti i Lartë “Gaetana Agnesi” në Milano. Në vitet 1926-27 qe kandidate për çmimin Nobel, që do të kishte qënë më se i merituar për poeten e shquar italiane. Sot sjell një shqipërim në gegnishte prej saj:

MOS MË FOL…

Mos më fol, asgja mos thuej
Mos u rrek me m’bâ me buzqeshë.
Si bisha jam sot
qi struket me cofë.

Ule dritën, mbuloje at zjerm,
lene dhomën, si vorr lene të duket.
M’len dhe mue ku jam, lamsh ktu në qosh
me kryet mes gjujsh mbështetë.

Fiken orët në heshtje.
Vorbulla ngren valët e ankthit
dhe frymën ma merr: tjetër gja nuk lyp
veç ment dhe ndjenjat me m’i hupë.

Por s’asht e mujtun. Ajo ftyrë,
ajo buzqeshje, para sysh më rrin.
Natë e ditë ky kujtim si kthetër
e ngulun në mish.

Ndoshta me vdekë s’kam me mujtë,
kurrë: deri n’amshim e dënueme
m’i ndejt mbi krye kësaj torturë
me sy të shkymun tue kja.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s