Poezi nga Xhemal Gora
ME ZËRIN TËND, MBI SUPIN TIM…
Prapë Dhjetori studentët ngre…
Qiejt përflakin për drejtësi
Asnjë nga ata nuk njohim ne
Hyjmë mes tyre…unë dhe ti…
Rritu mbesa ime e mirë
Jeni pafajësia vetë…
Jetën na e bëjnë të vështirë
O shpirti im…që më jep jetë…
Shpërthen rinia…dhe shpirtin zhvesh…
Në mes studentësh…nëpër thëllim…
Dhe Ti…sa mund… këtu në shesh…
Me zërin tënd… mbi supin tim…
E moshat pleksur nëpër jetë
Kërkojnë liri…duan shpëtim…
Gjersa të ndërtojmë një shtet
Pa kriminelë…pa shfrytëzim…
Se vjen një ditë…mbaron durimi…
Mes shesheve pa fdund e anë
Forca juaj…tmerr për krimin…
Me zërin tuaj…dhe shpirtrat tanë…
Tërmet le të mbetet…tërmet…
Dhe zëri si stuhi mbi shesh
Që të kujtohet çdo pushtet
Se forc e popullit të zhvesh…
( Me rastin e grevës së studentëve, Dhjrtor 2018)