Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

DASHURI

Takoheshim fshehurazi çdo ditë,
pikëtakimin e kishim te burimi,
nimfat na ruanin nga papritmëritë,
valsi i Shopenit luante trokëllimën e ujit,
lirikat e Poradecit mbanin firmën e Gjolit,
zanat e malit për ne hidhnin dritë,
putheshim vetëm për një orë,
sa për njëqind ditë…

Aty takoheshim çdo ditë,
quhej vendi i Vetëtimave
përreth na ruanin perënditë!
Vraponin dëshirat,
ëndrrat kalëronin shtatë male,
sa puthje…, aq trendafila çelin përditë!

 

ME SYTË E ZEMRËS

Të shoh me sytë e zemrës,
Të shoh si lulen e mbirë në një shkëmb
Në atë vend të thepisur ku për dreq
as dreri nuk mund të shkel me këmbë

Ti linde aty në mes shkëmbinjëve,
Dritën ta japin çikat e stërrallit
Sytë i merr nga yjet në lindje
Parfumin ta gatuajnë zanat e malit

Ti linde në mes dy shkëmbinjëve
Për t i patur në krahë gjithë jetën
E vendosur me bukurinë delikate
I rrit pa merak lulet dhe fletët…

Ke një mal përballë që të adhuron
Dy sytë e mi që të ndezin shpuzë,
Ti më fal dritë edhe aromë
Unë të fal qiell, shtrat edhe muzë…!

 

NXITIM

Nxitojmë këtu, nxitojmë atje,
nxitojnë dhe retë lart mbi ne.

Nxitojmë shumë dhe për t’u mplakur,
ndoshta dhe retë na mbajnë vend hapur…

Kur s’ka më kuptim jeta rreth nesh,
është më mirë të prehesh lart midis resh…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s