Poezi nga Iliriana Sulkuqi
TRËNDAFILAT
…që kur filluan t’i mbjellin
nëpër kopështe biznesi
dhe të përftojnë të zezën e ngjyrave-
Ato, Trëndafilat e bahçes së tim èti,
u përdalën…, duke lënduar zemra…
Të frikshme për t’u marrë erë.
Të helmëta nga gjembat…
Të dhimsurat e pa aromta
në duart e nuseve të parfumuara
nga shtrydhja në fabrikë
e petaleve të pafajta…
Trëndafilat-
Të dhimbsurat pa prehje.
kur i “shetisim” varrezave,
të vdekurit dot s’i ngjallin
(askush s’ e ndjen aromën
e lules që e rriste…).
…
Trëndafilat,
të dhimbsurat deri në flijim-
pa aromë – flirtojnë virtualisht…