Poezi nga Mihallaq Qilleri

Poezi nga Mihallaq Qilleri

 

MËNDAFSH PREJ HËNE

Farfurinte veshja jote e mishtë mbi shtratin prej rëre,
Dhe bregu i detit kishte shtrirë heshtjen tejmatanë,
Në margaritarët e drithërimës së yjeve të pakët,
Dhe tej, thellë një mister pylli prej botës na ndan.

I mahnitur endesha nën njollat e hijeve të brishta,
Anash gjinjve të bukur, këmbëve të drejta gjithë nur,
Dhe shijoja, shijoja, flakën e muzgët të buzëve të thara,
E hëna drithërohesh mbi mëndafshin e tëndes lëkurë.

Një kordele blu prej vale psherëtiu aty pranë,
Së toku me fllade përmalluese epshesh të marrë,
Aq të ethshëm, aq të thellë sa më e bukura magji,
Asnjëherë qielli e toka nuk i kishte ndjerë, as parë,

Frymonte trupi yt i çveshur nën ditë-hije të mugta.
Disi e zbehte hëna e mesnatës, e lodhur tashmë mbi ty,
Nën kupolën e universit pas pak do shuhej nata,
Pas psherëtimave të tua dhe ëndjes sime afër, aty.

Drithërima magnetike këmbenin trupat tanë,
Farfurinte veshja jote e mishtë në shtratin prej rëre,
Koha kishte tretur hapësirat e brishta të vetvetes,
Unë flija i mbuluar prej mëndafshit të lëkurës tënde.

 

PREKJE FATALE

Gabuam kur diku vendosëm të takoheshim,
Ta jetësonim njohjen, virtualen kërkuam të dy,
Befasitë krisje të thella tektonike do pasonin
Më njerëzore të përfytyroja sesa të pashë aty.

Në stacionin e zhurmshëm e habitur zbrite,
Duke kërkuar një ëndërr, dashuri, poezi,
Një palë duar të pasigurta aty të takuan,
Një palë duar gjithë ankth, të ftohta për çudi.

Ashtu zhgënjehen shpirtërat e plagët hapen,
E qeshura e migruar stepet në ekranet gri,
Përtej një njohjeje facebooku nuk besuam
E vërteta është vetëm fryma, shpirti gjithsesi..

Një prekje fatale, megjithatë, mbinte aty,
Një njohje përpëlitjesh të ngrira, gabimesh,
Një hutim i mbuluar me hirin e një zjarri të rremë,
Ca fjalë të pasigurta, të thinjura vështrimesh.

Përtej një ekrani facebooku nuk besuam,
E vërteta është vetëm fryma, shpirti gjithsesi…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s