NË PISTËN E VOGËL KU KËNDON Suzana / Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta

 

NË PISTËN E VOGËL KU KËNDON Suzana

Në pistën e vogël, e të errët
ku këndon Suzana,
çdo gjë është e afërt, si ndjenjë.

Kështu, si këto prekla të gishtave të mi
mbi tavolinë ,
që ndjekin ritmin e kësaj muzike
e shpirti, me lule mbushet
si në të bukurën stinë . . .

Se di se si ndodh ,
një siluetë e ajert, që s’e njoh,
fisnikërisht më shoqëron,
mbuluar në të kaltër është, edhe gri,
sjell pranë gjithmonë, diçka që s’e di . . .

E unë thyhem ,
si në mjegull një dëllenjë.
Vetem muzika e krijon këtë ndjenje!
Tejet miqësore ,
e flashket dhe e butë ,
e çmuar, e domosdoshme si sytë.

Ja kështu, si melodia e Suzanës
në këtë pistë të vogël, të errtë
që zgjoi edhe pleqtë . . .
Sonte,
në këtë natë të blertë ,
të kthjellët e me yje të ftohtë,
ku të gjitha flasin për “ Botë “

Botë ndjenjash, botë preklash .
Botë Artistësh që mahnisin me Artin,
Botë artëdashësish, që i përkasin.

Kur Suzana, po lahej perëndishëm
prej tingujsh, shpirt lakuriqe,
si në kopështin e saj,
nje burrë fisnik ,
u ngrit nga tavolina,
i puthi, dorën e bardhë.

Pastaj . . . ah , pastaj . . .
u shkreh në vaj . . .

Prej basit të fshehur e të permbajtur të zërit,
akorde të magjepsur gëluan në erë.
Në gjakun e tij të holluar regëtinte
Pikaso i ndjerë . . .

– Tingujt, tha, s’janë thjeshtë muzikë.
Janë ndjenjë !

(Aty shpjegova atë që më parë
metafizikisht kisha ndjerë . . .
siluetën e ajërt , të pashpjegueshme,
që përbëhej nga tinguj dhe erë . . .

Muzika të bën deri “të huaj “,
të pakuptueshëm, edhe per vehten,
sepse shpërthen brenda qënieve,
Diej . . .që si njeh . )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s