Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Boris Pasternak  *Nobel Prize-1958

Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960)

Më 10 shkurt 1890 në Pjerjedjelkino (Rusi) u lind në një familje intelektualësh (babai qe profesor pikture, nëna pianiste), Boris Leonidoviç Pasternak, poet dhe shkrimtar i njohur rus i periudhës sovjetike. Në vitin 1958 Akademia mbretërore suedeze i dha çmimin Nobel për romanin “Doktor Zhivago” ku me vërtetësi të rrallë paraqiste anët e errëta të revolucionit bolshevik të viti 1917; shtypi i partisë u vërsul me tërbim kundër “deviatorit”, “nxirësit të Tetorit të lavdishëm”, servilët duke lëshuar jargë lehnin pa pushim kundër tij; por jo të gjithë. Poetja e re, studentja Bela Ahmadulina, u përjashtua nga universiteti sepse i doli në mbrojtje Pasternakut. Por jo vetëm ajo; edhe artistë të tjerë patën burrërinë t’i dilnin në mbrojtje poetit. I ndodhur përpra trysnisë së egër të lakejve të regjimit dhe kërcënimeve të KGB-së për dëbim nga atdheu, u detyrua t’i shkruante Akademisë suedeze se hiqte dorë nga çmimi Nobel, çmim që u tërhoq 31 vite më pas, më 1989-ën prej të birit të shkrimtarit – Evgenij Pasternak, që jetën ia kushtoi kujtimit të babait. Vdiq i sëmurë dhe i harruar më 30 maj 1960 në periferi të Moskës, kurse i biri, Evgenij Pasternak vdiq më 31 korrik 2012 në Moskë, 88 vjeç. Në përkujtim të poetit përzgjodha këtë shqipërim:

ÇMIMI NOBEL (Нобелевская премия)

Jashtë njerëzit shkojnë pas qefit,
Unë si bagëti në vathë,
Pas meje hapa që më ndjekin,
Do t’ia mbath, apo s’do t’ia mbath.

Pyll i errët dhe ky liqen,
E grryen pemën q’u rrëzua.
Rruga e zënë gjithandej,
Si t’i vijë, njësoj për mua.

Pse më bëhet kjo lojë e poshtër,
Mos vallë jam vrasës shpirtzi?
Unë mahnita gjithë botën
Me bukurit’ e vendit tim.

Sado që gjendem pranë vdekjes,
Kam besim, koha do të vijë,
Shpirtvogëlsinë dhe të keqen
Ka për ta mposhtur shpirt i mirë.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s