Poezi nga Titos PATRIKIOS / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Titos PATRIKIOS

(Një legjendë e gjallë, poet i brezit të Ricosit dhe Livadhitisit. Jeta dhe poezia e tij është kronikë e një periudhe luftrash dhe përpjekjesh demoniake e shkruar me gjak. Nga ata që provuan burgjet, ishujt e internimit dhe vdekjen dhe mbetën gjallë për të rrefyer atë histori tragjike, siç pohon në poezinë “BORXH”.

 

BORXH

Përmes kaq e kaq mortesh që na ndjekin dhe na godasin,
luftëra, ekzekutime, gjyqe, morte dhe morte sërish
sëmundje, uri, aksidente të rastësishme,
vrasje nga armiq dhe miq të paguar,
dëmtim sistematik dhe nekrologji të gatëshme
ngjan sikur jeta ime të më jetë dhuruar.
Një dhuratë e fatit, nëse jo e vjedhur nga jeta e të tjerëve,
sepse plumbi që i shpëtova nuk humbi
por goditi një trup tjetër që u gjend në vendin tim.
Kështu, si dhuratë që nuk e meritoja, m’u dha jeta
dhe sa kohë më mbetet
është sikur të ma kenë falur të vdekurit
për të rrëfyer historinë e tyre.

 

FAMILJE TË PAPUNËSH

Nuk kishin para as për makinë funerali.
“Mëkatova, o Zot,
por sot as të vdesësh nuk mundesh dot… ”
thoshte fqinja.
Përfundimisht porositën një taksi dhe vunë arkivolin
Atje ku vendosin valixhet
gjysma brenda, gjysmë jashtë.
Dhe makina shumëngjyrëshe nxitonte për në varreza
si egërsirë e tërbuar
që mbante në dhëmbë viktimën.

 

EDHE NJË BEHAR TJETËR

Pa mendo të mos e jetoja
dhe këtë behar
për të parë sërish dritën verbuese
për të ndier prekjen e diellit mbi trupin tim
për të thithur erëra të freskëta dhe të prishura
për të provuar shije të ëmbla dhe pikante
të dëgjoj gjinkallat gjer ndaj të gdhirë
për të kuptuar njerëzit e mi të dashur
të mos pres me padurim ata që më mbështesin
të mendoj për ata që dëshiroja të harroj
për të gjetur miq që vijnë nga larg
për të lejuar që jetë të tjera të hyjnë në jetën time
për të notuar në dete të nxehtë
për të parë trupat e freskëta lakuriq
për të rivitalizuar dashuritë, për të ëndërruar të reja
për të kuptuar gjërat që po ndryshojnë.
Kështu si i mbërrita këtë verë
them të shpresoj për Krishtlindjet e ardhshme
për një Vit të Ri të afërmë
dhe më tej le të ndodhë çfarë të dojë.

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s