Shtëpia  Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Përqafova Perëndimin” të autores Lumturi Plaku

Shtëpia  Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Përqafova Perëndimin” të autores  Lumturi Plaku

Autore: Lumturi Plaku
Titulli: Përqafova Perëndimin

ISBN: 978-9928-269-79-9
Përgatiti për botim: Roland Lushi
© Të gjitha të drejtat janë të autores

Roland Lushi
Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, janar 2019

TË GJITHË LIBRAT E BOTUAR NË SHTËPINË BOTUESE “ADA”
MUND TË GJENDEN NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE TIRANË

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Plaku, Lumturi Përqafova perëndimin : poezi / Lumturi Plaku.
– Tiranë : Ada, 2019
140 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-79-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Tashmë me “të shkruarën” jam lidhur si bleta me nektarin; nuk i ndahem njera tjetrës në çdo stinë të jetës. Besnike, s’më ndahet në momente të lira, por edhe kur s’ja kemi kohën njera tjetrës. Pikërisht në ato momente kur unë jam e humbur në mijra impenjime… kur jam e fundosur në trishtime, si e nxira e motit, që më provokojnë edhe pikën e lotit… kur jam e acaruar prej mjaft padrejtësishë e që kjo botë, ka plotë … e shkruara, më vjen pranë, më prek lehtë si krahë fluture në mërmërimë sikur don të më më thotë; “Eiii..përmëndu se jam edhe unë!”.
Mendimet që herë më përplasen me egërsi, si rrjedhja me vërrshim e Vjosës e Drinit e herë butë-butë si rrjedhia e Bunës, ajo “e shkruara” mi merr e i derdh në vargje, duke i gërshtuar me ngjyra e mënyra të ndryshme, tamam për të më qetësuar.
Efektin e këtij veprimi e njef vetëm kush është dashuruar me “të shkruarën” e unë e kënaqur, se më rri pranë edhe kur ndjehem në vetmi, i thërras;” O e bukura, o e mira ime miqësi!”.
Kjo miqësie bukur” e shkrara”, më ka dhënë mundësinë të njifem në jetën reale me shumë e shumë persona që i takoj e më takojnë me dashuri e respekt; të jem e ftuar dhe e nderuar në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Austri…
Ato “të shkruara”, duke qënë të nderuara, kanë shkuar edhe vetëm, pa mua e janë përfshirë në antollogji të ndryshme e nga ku kam marrë nderime e vlerësime.
E kështu, kësaj radhe, mbas 14 librash shqip e italisht, poezi e prozë:
BRIGJET E MIA, poezi.
LE RICHEZE DELLA NATURA, italisht( mjekimet popullore shqiptare)
SYRI I BOTES TIME, poezi
FLORIRI I FJALES, Tregim me proverba, prozë.
VALORI COME ORO- VLERE FLORI. Italisht- Shqip( legjenda e histori shqiptare ne poezi e italisht ne proze)
UNE JAM SHKRONJAT Poezi
PROJEKT PER EMIGRIMIN, ITALISHT- SHQIP
KRONIK E DENIMIT ME VDEKJE- Roman
E IMJA LIRIKE, Poezi
SI KATER STINET, Poezi
MI MANCHI, Prozë e poezi – italisht
PER JU VOGELUSH, Poezi për fëmijë
O NENOKE, poezi
BALADA PAVDEKSISH, Poezi
Po vi mes jush me librin e pesëmbëdhejt “PERQAFOVA PERENDIMIN”. Në faqet e këtij libri, prehen njera mbas tjetrës, të tjera poezi, si në albumet e fëminisë, që vendosnim gjethe të ndryshme, marrë natyrës, për t’ju ruajtur veçantinë, ngjyrat dhe bukurinë. Argumentet dhurojnë provokime të aspekteve të ndryshme të jetës time, apo atyre, që më rrethojnë.

Kurrë nuk mundem t’ju shmangem temave për mallin, apo mungesën e nënës …
O NËNË…
Për mua mbi të gjitha është bluza, që ti më thurre,
se ka shpirtin e zemrën, gjithë mundin tënd
ka aromën e atyre duarve, të zhubravitura prej punëve,
më të bukurat duar e kam shumë mall, o nënë.
Apo tjetra…

EMRI NANE …
Kërkova pikën e pikës së mjaltit,
se doja të shkruaja për emrin tënd o Nanë,
por ky emër kishte vet gjithë mirësitë e botës,
mbushur me ëmbëlsirë, kaluar çdo nektar . etj…

DORA E NËNËS.
Dorën tënde e ndjeva mes etheve të vetmisë,
në dridhërimat e egërsive
e në shijet e hidhura, farmak të intrigave…
dora jote më mori e më largoj prej dikujt,
që dinte të më jepte vetëm ankthe e rënkime.

Më dhëmbin dhimbjet e jetës …
JETOJMË…
Jetojmë në ca kohë të prishura, të shqyera, pa dyer e dritare,
ku ujqërve po ju shtohet rraca e ngopen ndër vathe pa gardhe…
Jetojmë ca kohë të mërdhifura, veç dimër, pa verë e pranverë
ku sythe qorrepsurat lule, sëmuren ndënë driza e ferra…

Më preokupon problemi social; dhuna tek gruaja…
TMERRI I DHUNËS…

Unë e jetoj çdo ditë të jetës, si një film orror,
ku shof dorën e djathtë të babait,
ngritur lartë, me thikën, që qëllon
e me të majtën, të mos nxirrja zë,
më mbyllte gojën time fortë …
Me sy shqyer, e llahtarisur, e tmerruar
shifja nënën time në gjak mbytur, në tokë për jetë e shuar…

Marr pjesë e çdo moment jam në vendn tim…
DITA E PAVARSISË!

Duart e lirisë u zgjatën, me diellin u bashkuan,
fisniken shqipe dhe më lartë e ngritën
gjithësinë mbarë me cicërrima, zogjtë e zgjuan
re zezat ikën e Shqipërisë i lanë dritën.

E vuaj dhe e përjetoj emigrimin, mallin për timen Shqipëri.
UNE JAM NJË ME SHQIPËRINË TIME

Atje ku jam unë është Shqipëria, mos na kërkoni të veçuar,
jemi kudo të dya, të lidhura mish e thua, dorë më dorë shtrënguar,
e më bën me krahë shqiponje dhe pse jam në dhe të huaj…
Në disa faqe kam vendosur edhe një buqetë shumë ngjyrëshe me poezitë, që mërmërinë për dashruinë, tradhëtinë etj, etj… mbushur emocion.

MUA E VETËM MUA ENDERROMË…

Falëm një puthje, se më duhet larg të shkoj,
të betohem, për pak, jo për gjithëmonë,
në mungesën time mbështet kokën mbi jastëk
e vetëm mua, mua vetëm, ëndërrom.
Ju ftoj t’mi lexoni shkrimet e këtij lbri, se jam e sigurtë që edhe juve do ju bëjnë një shoqëri të bukur, sepse mbas tij mendoj që e ka radhën një roman


LUMTURI PLAKU

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s