Poezi nga Ajete Pavata
***
Jam unë
A po bindja ime
Rebeluar në këtë kohë
Kur qeni të zotin se njeh.
BËHUNI TË FORTË JU PRINDËR
O qiell, tokë e det
Ti o Zot i vertetë
A thua ndjeni dhimbje
Që në lulen e rinisë
Kaq shumë të rinj
Po përshëndeten me jetë.
***
Ti, zog përrallor
Digjesh dhe ringjallesh
Bukurinë prej shpirtit
Përjetësisht ruan
Feniks i ringjallur!
***
Zeroja është pikëshkrirje
Është dhe pikëngrirje
Dashuria ka fundin
Aty ku arrinë kulmin.
***
Ditë e re më halle të vjetra
Secila që vjen më e rëndë se tjetra
A mos jemi ne që po e rëndojmë
Apo e gabuar koha që po e jetojmë?
Advertisements