Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

EMRI I IM LIRISË

Mëngjeset në të pagdhirë
Më pagëzuan
Me emrin ma të bukur 
Agim i lirisë.

Fatin e lidha me zanat
Që sa vite m’i ruajnë zotnat e mi
nga ethet e marsit kryeneq.

Ç’frikë ka bota
Serish nga protesta e jonë.

Askush nuk më do
Nëse rri duarkryq
Të pres
Si “hutit në zgurë”.

Për një copë tokë të bukës
Më duhej të bëhesha luftëtar
Ose t’i vardisësha perandorëve
Kah ngritnin kupa e puthnin çupa.

Më secilin brez të fisit tim
Jetova
Ju fala për shpirt
Zotnave të atdheut
Të huaj.

Me shpatën e Gjergjit
Ma mirë thash
Të burrërohem sot
Nësër nëse bëhet vonë.

Nuk më thuani zana
A janë të gjallë
Luftëtarët e lirisë
A i pritni për duvakun
E nusërisë.

Mos i shkrumoni buzët
Se demonët e thyen qafën.

Janë stolisur lapidarët
Me aromë trëndafilash.

Ora ka rënë
O sot o kurrë
Për një emër luftëtari
Në flamur.

 

ÇELËSI I FJALËS

Në purgator përballë ferrit u gjenda pa fajin e jetës
Çelësin për të hy në simfonitë e Betoveniane
Dikush e kishte prangos para se të këndohej himni i lirisë
Për njëmijë e tetëqind të zhdukurit e mij këngë zemre fala.

Ndoshta është e kotë të kërkohet çelësi i dashurisë se vrarë
Ma larg se djajtë janë ngritur disa fytyra në perandorësh
Fuqinë e kanë shndërrue në urrejtjen për diellin
Atdheu kah shkelin këta demonë çdo natë lahet me lot.

Non stop e kam ndalu veten dhe jetën
Të mos jem fjalë e hidhur e dritës
I kam mendue të fshehtat e saj vrastare
Kurrë mos të lidhen me emrin tim,Agim.

 

ËNDËRR

Ka kohë që s’di çfarë të shkruaj
Atëherë më duhrt të dal në dhe të huaj.
T’i kam mallë brigjet e zanave të Fishtës.

Me vargjet e Naimit të shetis
Nëpër secilin cep të Shqipërisë
Ah, aty ku më rri ëndrra më e bukur
e djalërisë.

Eci metropoleve evropiane
Si nuk gjëj një vend të derdhi lot.

Sikur një ëndër më thot
Fluturo e shndërrohu në dallëndyshe
dhe n’Kastriot.

Kur jam larg teje atdhe
Në mendje dikush më rri
Më thot bëhu pak poet
Muzën ta kesh çdo herë aty.

Tani nisi tē shkruaj dhe të pi
Një gotë ngriti për vete
Në tjetrën bëhem ëndërr për ty
Në gotën e tretë e pi tërë një botë të shkretë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s