Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

KU KA SI LOTI

Janë ngushtuar rrugët edhe nga makthet,
Ngë klithmat e heshtjes verbuar shtigjet
Por mua më duhet të kalëroj me hapat
Më pret një zemër dhe zjarri që s’fiket.

Nuk jam Uliksi, vonuar nëpër luftë
E di rrugën drejt kështjellës epike
Çirçet s’më joshin me verë e me bukë
As kënga e sirenave me harpat magjike.

Penelopa ime s’end pëlhurë në tezgjah
Ajo shikon të heq ndonjë rrudhë malli
I gufon kraharorin nga dallgët me krahë
Dhe pret t’i jap shkëndijën zjarrit.

Shtrati i dashurisë mbi zjarrin e një zemre
I ka rrënjët thellë, si dielli në univers
Ndriçuar i tëri me kaltërisnë e një ëndrre
Ngado të shkojmë aty marrim jetë.

Enden fantazmat në zgavrat e natës
Shkëlqejnë verbueshëm si vetëtimë
Po ku ka si puthja me yjet e flakës
Ku ka si loti që ndriçon dashurinë!

 

SHENJTËRIA E SHPIRTIT

Edhe një gjethe dëshire të këpusja
Nga pema e madhe e ëndrrave të mia,
Unë prapë në gjunjë Zotit do i lutesha:
Shenjti Valentini është tek dashuria!

Edhe një hënë sikur të zbriste në tokë
Do të vraponin vajzat si në pasqyrë
Poeti do të shkruante mbi një pikë lotë:
Bekuar qofsh o Shenjti Valentin!

Edhe sikur të bëhesha me krah hyjnor
Tek ti do të vrapoja dhe në errësirë.
Në qiell do mblidhja yjet për kurorë
Të na i vinte mbi ballë shenjti Valentin!

Edhe të më falin një jetë tjetër
Ka vetëm një emër, vetëm një diell
Je ti e mira ime si vera e vjetër
Je ti det shpirti, ti je dhe qiell!

E çfarë emër tjetër mund t’i vinim
Gjithë atij zjarri që digjet në shpirt?
Shkurtin do zgjidhte Shën Valentini
Për të dehur zemrat me zjarrdritë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s