Requem për FREDERIK RRESHPJEN* (triptik) / Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi
 
 
Requem për FREDERIK RRESHPJEN*
(triptik)
 
 
Kjo e dielë
 
Kjo e dielë për ty,
Si një “Iliadë” që nuk e shkrova dot.
Ka 13 vjet që sillem e stërsillem
Dhe nuk arrij, se nuk jam i zoti.
 
13-vjet që prehesh në Rmaj
Futur në vorr “me këpucë të reja”
(Se”të vdekurëve u veshin këpucë të reja”)
Në burgun e errët.
 
Ashtu si AJKUNA që qan Omerin
Ashtu kam qarë,se isha larg
Shumë larg.
Të madh e pata helmin
Dhe shpirtin plagë.
 
Ndërsa ty t’i kishin veshur”këpucët e reja”,
Një palë këpucë turpi atë ditë kobi
Veshi qeveria.
“Këpucë turpi” qepur me”porosi”
 
Atë ditë,kur ti shkoje në amshim
Mu tek dera e ministrisë së Kulturës
Duhej varur flamuri gjysëm shtizë.
Se ti ishe PRINCI
I”principatës së madhe të poezisë”.
 
Dhe, befas, kjo”principatë” u zvogëlua
U tkurr nga dhimbja e madhe.
Po ti di të falësh
Si një katolik i mirë e zemërmadh.
 
E,tash, i malluar
Me vargje po të thërres:
– Dil njëherë prej burgut të errët! *
Dil,se kanë ardhur
“Luanët e thyer të fëmijërisë
Dhe po pinë ujë tek pusi i vjetër.”
Nga larg, ka ardhur
“Saadiu me një turban vese”.
 
PRINC!
 
M’i fal këto vargje modeste
Që dua që t’i bëj qiri për ty
Që të rrinë ndezur mu mbi pllakën e varrit
Se ti rrezaton dritë përmjet vargjesh
Dhe rron përjetësisht
Si një”KRISHT I BUKUR i MBARË POEZISË SHQIPTARE”.
 
*vargu është nga”Ajkuna qan Omerin”
* në thonjëza, vargje të autorit.
 
 
Ikja e POETIT
F. RRESHPJES
 
Dhe iku POETI nga bota e nëmur,
Dhe mori me vete gjithë mërinë
Për shtetin që si njerkë i qe gjendur
Paqe për POETIN! Për shtetarët:mallkim!
 
Iku shpirti i bardhë (po vallë me ç’kumte?)
Ç’përtypnin buzët në të fundmet çaste?
S’do mend:ndonjë lirikë të bukur
Të gjithën me të bardha mesazhe..
 
Mesazhe që bota të bëhej më e bukur
Që njerëzit me njëri-tjetrin të jenë më njerëzor
Se ai qe unik në këtë botë-xhungël
Dhe vargu qe unik… dhe sa tokësor.
 
Shteti xhahil ia shtoi rrudhat e ballit
Aq sa jeta e POETIT u sakatua.
Katandisi POETI në pikë të hallit
Sa dhe jetës gati i tha:-S’të dua!
 
Iku në amshim me një dhimbje të madhe
Braktisja e POETIT ishte veç turp.
Zbrazëtësirë la PRINCI I POEZISË SHQIPTARE
Shtet! Turpin haje me bukë.
 
 
 
Homazh “përgjysëm”…
 
“… do bëhet një koncert homazh,me nismën e ministrit të kulturës,për të ndjerët,Ibrahim Kodra,Kelë Kodheli dhe Vath Koreshi.”
Nga shtypi
… dhe dikush mungoi në këtë koncert-homazh
(Si LIPE SHTOGU u la jashtë listës) *
Ky “koncert homazh” ka të fshehur një mesazh
Që e zhvleftëson homazhin e bën pa kokrrën e kripës.
 
Duket që në ministri të kulturës ende s’e kanë marrë vesh
Që bashkë me këta,ndërroi jetë dhe FREDERIK RRESHPJA
Vallë, mos kujtoni se kini të bëni me syleshë
Ndaj shpreh mllefin tim me këta rreshta.
 
Prapavija e kësaj”harrese” është krejt e lexueshme
Se FREDERIK RRESHPJA qe opozitar!
Me këtë lloj qëndrimi(nuk ka gjë më të turpshme?)
Dhe pa këtë “homazh”, RRESHPJA rron gjallë!
* personazhi i estradës së Fierit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s