Kalendari poetik: Totò (Antonio de Curtis), 1898-1967 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Antonio de CURTIS (Totò)

Kalendari poetik: Totò (Antonio de Curtis), 1898-1967

«Ceremonia e vdekjes sime ka për të qënë e bukur shumë, se do të thuhen tërë ato fjalë, fjalë të mëdha, lëvdata, kanë për të zbuluar se paskësha qënë aktor i madh: sepse ky është vend i bukur shumë, por ama, këtu duhet të vdesësh para se të të njihet ndonjë meritë.»
Këto qenë fjalët e njërit prej galerisë së personazheve që interpretoi i madhi Totò, aktor dhe poet italian (dhe princ). Sot më 15 shkurt është data e lindjes së tij. Qe jo vetëm aktor i madh për kohën e tij (u mbiquajt princi i të qeshurave), por edhe dramaturg, poet, autor tekstesh këngësh, kompozitor dhe këngëtar. Ka plot që kujtojnë filmat e tij që të bëjnë ende të shqyhesh gazit, apo edhe poezitë e tij që të bëjnë të mendosh; ama emrin e tij të plotë, s’ka bir nëne ta mbajë mend – Antonio Griffo Focas Flavio Angelo Ducas Comneno Porfirogenito Gagliardi De Curtis di Bisanzio – Ja një poezi, paksa më e gjatë se emri i tij i plotë:

POROSIA

Mbrëmjeve, kur dielli shkon në perëndim,
hënës i le për natën këtë porosi,
“unë po shkoj të fle” i pëshpërit në vesh,
“të lutem dashnorët, të m’i kesh kujdes”.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s